• |
ide | kryesore

Vrasja e Santiago Malkos, Gjykata vendos “arrest me burg” për Blendi Tetën

Lajme, Të fundit



Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për Blendi Tetën, 39 vjeç,  i arrestuar si personi që ka dijeni mbi itenerarin e ndjekur nga vrasësit e ish-policit, Santiago Malko. Mësohet se Teta, fajtor për akuzën “moskallëzim krimi” nuk ishte i pranishëm në sallën e gjyqit.

Vrasja e ish-policit Malko, ka vënë Policinë dhe Prokurorinë përpara shumë pistash hetimore, jo vetëm për ngjarje të ndodhura në Tiranë, por edhe në qytetin e Durrësit. Pas këqyrjes se dhjetra kamerave të sigurisë, hetuesit kuptuan se viktima ishte ndjekur hap pas hapi nga dy makina, në njërën prej të cilave më pas u mësua se gjendej edhe Teta. Lidhur me këtë ngjarje, Policia ka shpallur në kërkim tetë persona, ndërsa Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për të gjithë.

Rrëfimi i mëpasshëm i 39-vjeçarit Teta zbuloi emra të të përfshirëve në ngjarje, mes tyre dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka. Në kërkim janë shpallur 3 anëtarët e tjerë të “Klanit Duka”, një grupi të ri kriminal, i akuzuar për një sërë ngjarjesh kriminale. Ata janë: Ilir Selmani, Elvis Gaçaj si dhe Oltian Loga. Të implikuar në këtë ngjarje janë edhe Dritan Aga, Aleksander Maxhaku, Fatmir Hyseni, si edhe pronari i “Golf 5” gri me të cilën lëvizën autorët, Ervis Metani, që njihet nga Policia edhe si “Visi i vogël”.

Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e xhamllikut në Tiranë, u ekzekutua në makinën e tij tip “BMW X5”. Ish-polici ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit. Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh. Megjithatë, pavarësisht kësaj ngjarjeje të rëndë, Santiago Malko ka qenë pjesë e Inspektoriatit të Mjedisit dhe Pyjeve, ku ka punuar si inspektor edhe pse ka qenë i shpallur në kërkim. ©Lapsi.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *