• |
ide | kryesore

Mozzik tregon tatuazhin dedikuar vajzës (Foto)

Paparazzi, Slider



Prej disa javësh Mozzik dhe ish-partnerja e tij, Loredana i dhanë fund lidhjes së tyre disa vjeçare. Pas këtij momenti, vajza e tyre, Hana ka qëndruar me reperen. Në postime të shumta në llogarinë në ‘Instagram’, Loredana ka treguar se tashmë është një nënë beqare dhe se çdo sukses i arritur i dedikohet vajzës së saj.

Në trupin e artistes nuk mungon as tatuazhi i emrit të vogëlushes, ndërsa së fundmi ka qenë Mozzik ai i cili ka zgjedhur të ‘pikturojë’ në krahun e tij portretin e vajzës, që duket mjaft origjinal.

“Faleminderit shoku im për këtë punim madhështor, Hana, vajza ime”, ka shkruar këngëtari krah postimit më të fundit. Në të nuk kanë munguar reagimet e shumta të fansave të cilët e kanë komplimentuar Mozzik për këtë tatuazh. Kujtojmë se ndonëse lidhja e tyre mori fund disa javë më parë, reperi deklaroi gjatë programit ‘Shiko Kush Luan’ se Loredana ka qenë dashuria e tij e vetme.

 

View this post on Instagram

 

Faleminderit shoku jem për ket punim madhështor @enotattoo #besttattooartist #Hana #mygirl

A post shared by MOZZIK (@mozzik) on



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *