• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta kitaristi i grupit ‘Trix’

Paparazzi, Slider



Një nga grupet më të famshme ka qenë grupi TRIX si një ndër grupet e para të rock and rollit shqiptar që u formua në vitin 1974, vit ky në të cilin u formuan edhe disa rok grupe të tjera të njohura si Grupi MAK nga Mitrovica, grupi TNT nga Mitrovica, grupi LUNIAZËT nga Prizreni.

Grupi Trix i cili u formua në pranverë të vitit 1974 në fillim përbëhej nga tre anëtarë: Veli Sahiti, Muhamet Bislimi, si dhe Nuredin Azemi.

Po në këtë vit u bënë edhe ca ndryshime, në grup inkuadrohen edhe dy anëtarë, Hil Prenk Palaj (Daullist) si dhe Gjergj Prenk Palaj (Harmonike goje).

Por ditën e djeshme njëri prej anëtarëve të këtij grupi Nuredin Azemi është ndarë nga jeta. Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur miku dhe kolegu i tij Veli Sahiti me anë të një postimi në Facebook.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *