• |
ide | kryesore

Një ditë para atentatit, kreu i ONM-së i kërkoi Ndojës dosjen e Kadastrës së Durrësit

Lajme, Të fundit



Përfaqësuesi i strukturës së Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit (ONM), Theo Jacobs, mësohet se jo më larg se ditën e djeshme i ka kërkuar prokurorit të Durrësit, Arjan Ndojit të cilit iu bë atentat sot, dosjen e arrestimeve në Kadastrën e Durrësit.

Sipas Newsbomb.al, Jacobs i ka kërkuar llogari për dosjen e hetimit prokurorit Ndoji. Përfaqësuesi i ONM-së ka marrë nën monitorim dosjen e arrestimeve të Kadastrës së Durrësit që është hetuar nga prokurori Arjan Ndoja.

Ish-drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit, Liridon Pula, u arrestua në fillim të tetorit, pasi u akuzua për shpërdorim detyra dhe falsifikim të dokumenteve të pronave. Gjykata e Apelit të Durrësit më pas caktoi masën ‘detyrim paraqitje’ për ish-drejtorin e Agjencisë së Kadastrës së Durrësit ndërsa trupa gjykuese vendosi të lërë të lirë ish-zyrtarin e Kadastrës.

Arrestimi i tij ngjalli indinjatën e madhe të kryeministrit Rama dhe zv/kryeministrit Erion Braçe, të cilët akuzuan prokurorin e çështjes Arjan Ndojën se punon për llogari të grupeve kriminale. Para një muaji, Rama gjatë fjalimit në një seancë në Parlament, e lidhi emrin e prokurorit Ndoja me grupin e ‘KÇK-së’ (Kap ça të kapësh) së famshme duke shigjetuar prokurorët dhe gjyqtarët e inkriminuar në vend. Vendin e Liridon Pulës në krye të Kadastrës Shtetërore të Durrësit e mori Arjan Cenga.



8 Comments

  1. Kot me pyt ca karin i duhen dosjet onm dhe ktij bythqirit holandez??

    Te pakten deri me sot ndoja nuk eshte subjekt vleresimi nga kpk apo kpa

    Si cudi ngjan

    1. Fake news o i paymer. Kete personin e OMNs nuk e lidh asgje me kete Ndojen.
      Por tani kushedi sa pare do fitojne keta anal-istat , gazekaret , Fevziu , Cani, e gjithe ‘ media’ me kete atentat. Shiko sa shume skenare, hamendesime , insinuata , qytetare dixhital do te dalin ,
      Me nje fjale do tja bjen mendjen popullit pordhe fare.

  2. Pra thelbi eshte qe ky shtet praktikisht nuk ejziston i pavarur. Ai eshte sot protrktorat. Nderkombetare te te gjitha llojeve drejtojne organet kryesore.
    Shqiperia sot s’ka Minister te Jashtem te mirefillte.
    Ambasador Amerikan gjithashtu.
    Edhe kreu i Kishes Orthodhokse eshte grek, qe nga 1992-shi.

  3. Bracja eshte bere qejfli tokash, po blen toka poshte e lart nga Tirana, Vora e sic duket dhe Durresi ndaj I ka vene gjoksin “punes”

  4. Neni E paragrafi 2 fjalia e fundit e Kushtetutes per vetingun parashikon “Verësimi i aftësisë nuk shtrihet ndaj çështjeve që janë në shqyrtim.”. Ideja eshte te shmanget presioni ne zgjidhjen e ceshtjeve. Si e ka zbatuar ONM kete ndalim kushtetues apo pune e madhe per Kushtetuten?

  5. Kete pune vetem Muc Nano me anal-istet e tjere kur t’a zgjidhin se as Edvini si kryerilindasi i ketij vendi nuk e zhbiron dot!

  6. Un tisha si ky bobi atje ke fotografia do ta hidhja ne gjyq per shpifje kte portalin Newsbomb dhe ti merrja nja 3 miljon lek , sa me pagu darkat ktu ne shqipri .

  7. Koloni e vendeve qe kane eksperienca qindra vjecare ne kolonizim. Vendosin dhe mbajne ne pushtet ata qe me se miri ju binden. Pa perjashtuar as bindjen e popullit qorr dhe ” liridashes” te paepur ne qorrllikun e vet mjaft ta kene zorren e ngopur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *