• |
ide | kryesore

Palmer: Opozita të punojë për reformën zgjedhore

Lajme



Nga kryeqyteti i Kosovës, ku ndodhet, i dërguari i posaçëm i Departamentit të Shtetit për Ballkanin, Matthew Palmer, i bëri thirrje udhëheqësve të partive në Shqipëri që të zgjidhin me vullnetin e tyre ngërçin politik, që ai e ka etiketuar “të fabrikuar”.

Një thirrje të veçantë Palmer i ka adresuar opozitës jashtëparlamentare, të cilën e fton ta shfrytëzojë këtë rast për të negociuar me vullnet të mirë Reformën Zgjedhore, që po e kërkon me ngulm. Po ashtu, Palmer e ka joshur opozitën për të qenë faktor konstruktiv duke i thenë se komuniteti ndërkombëtar është i gatshëm të lehtësojë një përpjekje serioze në këtë aspekt

“Dy fjalë edhe për opozitën e Shqiperisë, që është jashtë Kuvendit. Ju mund të luani rolin tuaj, shfrytëzojeni sepse bojkoti nuk ju solli fuqi më të madhe politike. Nuk detyroj dhe nuk mund të detyrojë zgjedhje të parakohëshme. Prandaj shfrytëzojeni mundësinë për ta avokuar dhe negociuar në mirëbesim për reformën zgjedhore që synoni.
Bashkësia ndërkombëtare është e gatshme t’ju ndihmojë në këtë ndërmarrje serioze. Pastaj të ia prezantoni popullit tuaj të gjithë këto arritje të vërteta për të vendosur në mënyrë demokratike, përmes një procesi të drejtë zgjedhor se në çfarë drejtimi duan të shkojë Shqipëria”, ka qenë adresimi i të dërguarit të posaçëm të DASH, Matthew Palmer, nga Prishtina, gjatë një takimi me studentë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.



2 Comments

  1. ti legen bythqir qe me nderhyrjet e tua te patakt dhe krejt te njeanshme i hodhe benzine zjarrit dhe i dhe kurajo dhe zemer kriminelit me petkun e shtetarit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *