• |
ide | kryesore

Pasuritë e mëdha të personazheve që nuk jetojnë më

Paparazzi, Slider



Mbreti i pop-it, Michael Jackson është shpallur “Artisiti i famshëm i vdekur më i pasur në botë” nga revista amerikane “Forbes”.  Ai kryeson listën për të shtatin vit radhazi pasi ka fituar 60 milionë dollarë nga tetori i vitit 2018.

Të ardhurat nga muzika u rritën në 2,1 miliardë dollarë, nga 1,8 që ishin vitin e kaluar. Në arritjen e kësaj shume ka ndikuar veçanërisht katalogu i këngëve të tij dhe një koncert madhështor.

Pas tij, vjen një tjetër ylli muzikës i quajtur ndryshe edhe “Mbreti”. Elvis Presley ka fituar gjatë vitit të kaluar 39 milionë dollarë, jo vetëm nga muzika, por edhe nga të ardhurat e mbledhura nga gati 500 mijë turistë që vizitojnë shtëpinë e tij në Memfis, Tenesi.

 Në vend të tretë renditet Charles Schultz, krijuesi i librit me vizatime, i bërë edhe film i animuar, “Peanuts”. Më pas lista vazhdon me Arnold Palmer, Bob Marley, John Lennon, Marilyn Monroe, Prince dhe Nipsey Hussle.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *