• |
ide | kryesore

Shkarkimi i Kajmakut, Basha: Është pasqyra e Ramës, të shkojmë në zgjedhje të parakohshme

Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka komentuar vendimin e marrë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajmaku.

Në një dalje për mediat, Basha tha se është poshtëruese për Partinë Socialiste, që “nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar dhe të padënuar”. Sipas kreut të PD-së, tashmë nuk ka më asnjë dyshim që këto prova janë një skemë e Ramës për t’ja dorëzuar pushtein krimit. Për të disatën herë, Basha bëri thirrje për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Në radhë të parë e gjitha kjo është një poshtërim për Partinë Socialiste, që nuk nxjerr dot kandidatë të painkriminuar, të padënuar por nxjerr llumin e llumit. Pastaj është edhe një poshtërim për shqiptarët që shkëlqejnë kudo në botë por në vendin e tyre qeverisen nga kriminelë.

Këta trafikantë duhet të ishin në burg dhe jo në qevrisje. Kush ka pasur dyshime dhe ka menduar se gjithçka e ndodhur në vitet 2013, 2015, 2016, 2017 apo 2019 janë rastësi, tani ka të gjitha provat që ka qenë një skemë e mirëmenduar e Edi Ramës për t’i dorëzuar pushtetin krimit. Prandaj qeveris me krimin dhe e mban pushtetin me krimin. Të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare, dhe t’ua kthejmë qeverisjen shqiptarëve,”- deklaroi kreu i PD-së.

Në mbledhjen e zhvilluar sot në KQZ, vendimi për t’i hequr mandatin Kajmakut u mor unanimisht me 5 vota pro.

Largimi i Kajmakut vjen pas dorëheqjes nga marrja e detyrës nga kryebashkiaku i zgjedhur i Shkodrës, Valdrin Pjetri, të cilët kanë rezultuar me një të kaluar problematike në raport me drejtësinë. Ndërkohë, mbetet për t’u parë si do të vijojë hetimi për rastin e Mark Babanit, kryebashkiakut të Vaut të Dejës, i cili po ashtu akuzohet nga Partia Demokratike për falsifikim të formularit të dekriminalizimit, duke fshehur një të kaluar kriminale në Itali. ©Lapsi.al

 

 



6 Comments

  1. Te dhjefsha kajmakun na cave koken i nxjerre njerezit ne rruge dhe i terheq prap edhe ti therrasesh ste vjen kush me mbrapa.
    Gjete kohen per te nderru shtepine
    Po’ Tallin b gazetat me ty.

  2. Gap rruge per zgjedhje brenda pd o lulu,Grida Duma kerkon sfiden,fito njehere me zgjedhje te lira ne pd,pastaj vjen dita dhe per zgjedhje parlamentare,prit dhe vendimin e gjykates si I pandehur per parate ruse dhe pastaj meru me kajmakun e llalles

  3. Ti je me i keq se KM, se te pakten ai e mban fjalen.Thote qe do i prish shtepite i prish, Thote se do mbushi burgjet me fakira, i mbush. Thote se do rriti punesimin i puneson ne vendet e BE. Thote do rri ne pushtet sa ti teket,rrin
    Thote do ta kem krejt tepsine per vete e ka. Thote do ti bej njerzit me fol vetemeveti, i ben.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *