• |
ide | kryesore

Si Pogba: Juventus përgatit blerjen e Chong: dridhet United

Sport



Juventus tenton një tjetër goditje të versionit Pogba. Sipas asaj që bën të ditur shtypi anglez, që ka qenë i kujdesshëm edhe të mbledhë informacione që vijnë nga Torino, Paratici ka vënë në shënjestër Tahith Chong, xhevahiri hollandez i Manchester United i datëlindjes ’99. Mbrojtësi i majtë, i konsideruar një prej talenteve më të mëdha të Europës, shkon në skadencë kontrate në fund të vitit me Red Devils. Një miks eksploziv fiziciteti (1.85 e 76 kg), aftësi atletike e teknikë ekselente.

I mbërritur në Manchester me parametër zero, nga moshat e Feyenoord, Chong ka lindur në Curaçao, ka gjak kinez, kacurrela të dallueshme e një të majtë që ka magjepsur gjysmën e Europës. Tek United luan në të majtë, ku vrapon gjithnjë me 100 në orë e furnizon krosa pafund, por nuk është se ngurron të bëjë veprime me të djathtën e një të ardhme si mesfushor ekzaktësisht në rolin e Pogba. Këto kualitete, në moshën 20 vjec, shumë pak bashkëmoshatarë të tij mund ti kenë e nuk është cudi që kanë tërhequr interesin e vëzhguesve bardhezi, por edhe atyre të klubeve të tjerë të rëndësishëm. Të gjithë janë gati të bëjnë sulmin në fund të vitit për të tentuar goditjen. Gjithnjë, nëse Red Devils nuk arrijnë më parë ta bindin të rinovojë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *