• |
ide | kryesore

“Talenti i shekullit”: Klopp përcakton më të talentuar se CR7 e Messi yllin e Arsenal

Sport



5-5 në Carbao Cup, dy gola në 90 minuta dhe një ftohtësi prej kampioni në ruletën e goditjeve të penalltive kanë mjaftuar që Carlos Martinelli të fitojë gjithë vëmendjen e botës së futbollit. Skena nuk ishte e cfarëdoshme, por Anfield Road dhe ai që po e shihte me vëmendje ishte Jurgen Klopp, që ka bërë përcaktimin e pamenduar për 18 vjecarin.

Duke folur në konferencë për shtyp, tekniku gjerman i Reds është kthyer të flasë për sfidën kundër Arsenal në Carabao Cup (përfunduar 5-5 me kalimin e raundit nga Liverpool me penallti), duke i bërë elozhe të jashtzakonshme Martinelli, italo-brazilianit, që shumë shpejt duket se do të shpërthejë edhe një betejë mes dy kombëtareve për ta patur. “Sepp van den Berg ka luajtur një ndeshje të pabesueshme, por Martinelli ka të njëjtën moshë dhe është talenti i shekullit, është një sulmues i jashtëzakonshëm” ishin fjalët e teknikut fitues të Champions League.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *