• |
ide | kryesore

Valentino-Lewis, shkëmbimi do të bëhet: janë vendosur data dhe vendi

Sport



Shkëmbimi e jashtëzakonshëm mes Lewis Hamilton e Valentino Rossi bëhet gjithnjë e më konkret. Mungon ende zyrtarizimi, por sipas të dhënave të fundit është përcaktuar data dhe vendi i eventit për të cilin flitet tashmë prej muajsh: në 9 dhjetor në cirkuitin Ricardo Tormo të Valencias. Britaniku do të drejtojë Yamaha M1 e pezarezi do të jetë më në fund në bordin e një Mercedes F1, për një test jo konkurues, por sigurisht tepër impresionues.

Zërat e parë nisën në fillim të sezonit e Doktori kishte konfirmuar se dicka e tillë po ziente në përfundim të fundjavës në Motegi. Tani tifozët mund të fillojnë të ëndërrojnë vërtetë, për një shfaqje që parashikohet për të mos u humbur. Natyrisht për asnjë nga të dy nuk do të jetë hera e parë, duke qenë se Hamilton nuk e ka fshehur kurrë pasionin e tij për dyrrotëshin (nga bashkëpunimi me MV Agusta tek testi me Yamaha në Superbike bashkë me Lowes e Van der Mark) e Rossi, në majën e karrierës së tij, i ka kryer disa teste me Ferrari.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *