• |
ide | kryesore

Atentati mafioz në Durrës/ Zbulohet drejtimi që do të marrin hetimet

Lajme, Të fundit
Për të gjetur se kush ishte shënjestra e atentatit të djeshëm që vijon të raportohet si i adresuar ndaj prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, Prokuroria e ka klasifikuar ngjarjen lidhur me veprat “grup të strukturuar kriminal” dhe “vrasje në rrethana cilësuese të mbetur në tentativë”.

Ndonëse, sipas dëshmisë së Ndojas, ai nuk ishte i targetuari i atentatit, prokurorët e Krimeve të Rënda nuk e kanë përjashtuar pistën e parë të hetimit, që konsiston në goditje për shkak të detyrës. Nga ana tjetër, Policia ka kryer në orët në vazhdim shoqërime të 20 shtetasve që kanë probleme me ligjin, apo që kanë qenë të skeduar, duke marrë edhe deklaratat e tyre.

Mes të shoqëruarve që më pas u lanë të  lirë janë Plarent Dervishi, kunati i Lul Berishës dhe Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Policia do t’i rikthehet sërish të plagosurve për të marrë detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes. Madje, grupi i hetimit po diskuton mundësinë që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur të gjendur pas atetnatit, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjen që ka nën hetim. E njëjta dëshmi do t’i merret edhe Aleksandër Lahos, i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit. ©Lapsi.al

 

3 Comments

  1. Ndoja eshte prokuror,nuk eshte si gazetari Koka.Ai din se c’flet.Po te thote se ai ishte objekti i atentatit,do te aprovonte se eshte i perlyer dhe qe veprimet e tija te profesionit,do te zbuloheshin (sa hile ka ne profesionin e tyre,e po t’i themi shkurt,eshte nje e vertete ne mes 99 te genjeshtrave e mashtrimeve.)te palarat e kesaj “drejtesie”.Policia nuk ka zbuluar atentate te tjera,qe nuk kane patur mjeshtrat e drejtesise,si protogonista,e jo me kete.Shiko me ke rrin,te te them se kush je-thote populli.Ndoja me te tmerrshin e Sukthit,drekoka si rastesisht ai i paska ardhur ne tavoline,e paskan ngrene per rreth dy ore,e pastaj,perseri se rastesisht,na qenkan nisur,me gjithe mikun e tmerrshem,per ne Tirane.Kjo eshte e vetmja “piste”qe po te ndiqet,te con drejt atentatoreve.POR kush ta ndjeke?Policia qe e ditkerka se qenka i tmerreshmi i Sukthit,dhe e ka lete te lire te livadhise jo dokudo,por nen shoqerine e prokuroreve,pra te drejtesise!!!!!!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu