• |
ide | kryesore

Atentati, manovra e shoferit në rrugë i shpëtoi jetën prokurorit Ndoja

Lajme, Të fundit



Zbardhen të tjera detaje nga atentati mafioz i një dite më parë në Durrës. Burime nga grupi hetimor thonë se ka qenë manovra e shoferit Andi Maloku, që i ka shpëtuar jetën prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos, i njohur ndryshe si Landi Muharremi apo i ‘forti’ i Sukthit.

Makina e prokurorit u qëllua me breshëri automatiku nga disa persona që lëviznin me një makinë tjetër e cila po lëvizte paralel me ta në të njëjtin sens. Manovra e shoferit të prokurorit bëri që makina të dilte nga rruga duke rënë në kanal.

I plagosur rëndë ka mbetur shoferi Andi Maloku, i cili rrezikon të mbetet i paralizuar pasi plumbi e ka marrë në shtyllën kurrizore. Jashtë rrezikut për jetën është prokurori Arjan Ndoja dhe personi me precedentë penalë që ishte në makinë me të, Aleksandër Laho.

Autorët ende të paidentifikuar e kanë pasur gjatë gjithë kohës në vëzhgim itinerarin e prokurorit Arjan Ndoja. Deri më tani policia ka shoqëruar mbi 20 persona për këtë ngjarje. Por ende nuk është rënë në gjurmët e autorëve, makina e të cilëve u gjet e braktisur në periferi të Durrësit.

©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *