• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit, mbi 20 persona të shoqëruar nga policia

Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Durrësit ka shoqëruar mbi 20 persona lidhur me atentatin me armë zjarri ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj, pasditen e së Premtes te mbikalimi i Shkozetit.

Personat janë marrë në cilësinë e atyre që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të Tiranës prej ditës së djeshme janë në Durrës, ndërsa janë marrë masa të larta sigurie në qytet pas atentatit.

Ndërkohë vijojnë kërkimet e policisë për autorët e atentatit që plagosën me armë automatike prokurorin Ndoj, shoferin Andi Maloku dhe Aleksandër Lahon.

Makina, e cila dyshohet se u përdor prej tyre në atentat, u gjet në fshatin Shkafonë afër Gjirit të Lalzit.

Në brendësi të mjetit tip ‘Benz’ 2800 janë gjetur 2 armë automatike të cilat dyshohet se janë përdorur për atentatin. Prokurorët Martini dhe Hadarmataj kanë shkuar në vendin ku u gjet automjeti për të marrë provat.

Policia ngriti postblloqe dhe ushtroi kontrolle në të gjitha akset rrugore në hyrje dhe dalje të qytetit bregdetar.

Pistat ku është fokusuar grupi hetimor janë për shkak të detyrës dhe të konflikteve personale për pronat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *