• |
ide | kryesore

Atentati në Durrës, merret në pyetje kunati i Lul Berishës

Lajme, Të fundit



Grupi hetimor që ka marrë përsipër dosjen e atentatit të ndodhur dje në mbikalimin e Shkozetit ka konfirmuar në rrugë jozyrtare për Top Channel se ka shoqëruar Plarent Dervishin dhe Juljan Meçen, të cilët më pas janë lënë të lirë pasi u është marrë dëshmia.

Burime brenda grupit të hetimit thanë se nga kqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se Dervishi dhe Meçe kanë qenë një lokal me kamera sigurie në momentin kur u realizua atentati ndaj makinës me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si “i forti i Sukthit”.

Shoqërimi dhe marrja e tyre në pyetje u krye, sipas një pjesëtari nga grupi i hetimit, për shkak të një atentati të ndodhur ndaj tyre në muajin qershor të këtij viti, dhe për faktin nëse ata dyshonin apo jo që këtë atentat mund ta kishte porositur Muharremi, i njohur edhe me pseudonimin “Rumi”. Dervishaj më parë ka qenë në burg si pjesëtar i grupit kriminal të Lul Berishës, te akuzuar në atë kohë për vrasje e gjobëvënie.

Kurse Meçaj pavarësisht se doli në përgjime vite më parë, si anëtar i bandës së Durrësit, akuzat ndaj tij nuk u provuan kurrë.

Pyetja që duan të zgjidhin si fillim prokurorët lidhet me dilemën nëse atentati në automjetin ku gjendej edhe prokurori Ndoja ishte i organizuar ndaj tij apo objektiv ishte pasagjeri që ndodhej në sediljen e dytë, Muharremi.

Automjetet kanë qenë njëri pas tjetrit në autostradën Durrës-Tiranë, ndërkohë që mjeti ku ndodhej prokurori ka devijuar pasi kanë nisur të shtënat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *