• |
ide | kryesore

Basha i dërgon mesazh për vilën tek Gon Papuli. Çani: “Është habi e njerëzve pse Luli atje”

Të fundit

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Zonë e Lirë” ka qenë i ftuar gazetari Baton Haxhiu përballë Arjan Çurit për të diskutuar për aktualitetin politik në vend. Një prej pyetjeve të shtruara në emision ishte dhe tema e diskutuar e kësaj jave, se Lulzim Basha ka marrë me qira një vilë tek Gon Papuli. Pasi kjo temë u diskutua në studio me Baton Haxhiun dhe Arjan Çurin, (lexo këtu), Çanit i ka ardhur një mesazh nga Lulzim Basha. “Çani nuk po të ndjek, por më thanë që paske rënë në llumin e gënjeshtrave të qeverisë. Banesa nuk është e Papulit, nuk kam lidhje me të dhe as me ndonjë oligark tjetër. Përkundrazi do të vazhdoj luftën tim kundër time tyre. Ti si gazetar e kishe të lehtë ta verifikoje para se të bëheshe pjesë e gënjeshtrës kundër meje dhe familjes time”, ka qenë mesazhi që Basha i ka dërguar Çanit në celular. “Ftesën e ke, më thuaj që nga java tjetër, je i mirëpritur nëse s’ikën jashtë me punët që ke jashtë” i ka thëné Çani i cili me ironinë që e karakterizon ka vazhduar: Vëlla, të lutem hajde në studio ta sqaroj tamam si ishte puna e vilës, për mua ti më njeh personalisht nuk kam asnjë kompleks të tillë. Bile je vonë, duhet të kishe jetuar shumë më përpara në vilë dhe jo nëpër apartamente, sidomos në katin e 8 me këto tërmete që vijnë vërdallë. Ajo që hapa në emision është në fakt një habi e një publiku shumë të madh, ka gjithë javën që njerëzit pyesin po çne Luli tek Gon Papuli… Sepse Gon Papuli ishte në një nga listat e tua ku t’i akuzoje Ramën për oligarkë etj… S’ishte kritikë kundër teje. Unë nuk kam asgjë kundër vilave, sa më shumë të jetoni mirë ju, aq më mirë është për vendin se më pak korruptoheni. Ishte thjesht një habi që njerëzit ta kuptojnë pse tek njeriu që ti ke akuzuar, pse tek ajo rezidencë… Ti je miku im i vjetër dhe unë nuk të lëshoj çfarëdo që të më thuash”, i ka thënë Çani Bashës.

5 Comments

  1. PO MIRE MO CANI TIPER VILEN E BASHES PYET ATE SPIUNI SERB QE CIC E KEMI9 LEXHUAR DHE DEGJUAR E KA PRANUAR QE KA PUNOAR SI SPIUN DHE AKOMA VJEN VERDALL NEPER SHQIPERI NE QOFTESE ESHTE E VERTET AI DUHET TE SHPALLET NEN GRATA JO TE THIRRET NE STUDIO DHE AQ ME TEPER TE PYETET PER LIDERIN E OPOZITES NJE FILOSERB QOFTE PER JU CANI PO PO JU VJEN KEQ ME DUKET PER RAMEN THACIN DHE BATONAVICIN BASHKE ME KETA DHE VUCICIN,,,

  2. Mire per vilen e bashs me qira po per sarajet esyrelit qe thon vlein 5 Mil €. Sèna thate gje .harrova se lejon sandri se ky i gjati i ka lek azili

  3. A mund të meret seriozisht Arian Çani, kur në studion e tij si “konsulent” thërret një përfaqësues të Sërbisë (Baton Haxhinë) e një përfaqësues të Greqisë (Çurrin) ?
    Mendoj se Basha ka gabuar që i është drejtuar atij për të përgënjeshtruar lajmin e remë.
    Duhej të mjaftohej vetëm me një deklaratë zyrtare në media, e karagjozë si Çani që përhapin lajmet e gënjeshtra ti përmendë me emra, pa qenë nevoja të “takohet” me ta.
    Është e kjartë që në situatën e krijuar, industria e rëndë e propogandave mashtruese të Ramës, për të hequr vëmendjen e publikut nga skandalet e përditëshme të kësaj qeverie, do të sajojë gjithfarë akuzash idiote ndaj Bashës.
    Edhe sikur të ishte e vërtetë që Basha, për një kohë të shkurtër , deri sa të riparojë dëmet e tërmetit në apartamentin e tij, të ketë marë me qira këtë “vilën e Papulit”, a mos përbën kjo ndonjë faj të rëndë kriminal ?

  4. Shif ca niveli gazetari, i thote te kam mik te vjeter dhe nuk te leshoj. Kush GAzetar i Rait apo CNN e me rradhe flet me lideret e opozites ne kete forme, dhe kerkoni europe ju. Ne afrike dhe sduhet ti pranojne

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu