• |
ide | kryesore

Detaje nga atentati/ Autorët u panë nga një banor i zonës kur donin të digjnin “Benzin”

Lajme, Të fundit



Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i ditës së djeshme, që mendohet se i adresohej prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja.

Sipas gazetarit të kronikës së zezë, Spartak Koka, në makinën tip “Benz”, ngjyrë gri me targa “AA342” prej nga ku u qëllua me kallshnikov në drejtim të automjetit të Ndojas, gjendeshin tre persona. Koka informon se makina e atentatorëve dhe targat e saj rezultojnë të vjedhura në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ngjarja ndodhur në orën 16:20 tek mbikalimi i Shkozetit kur prokurori Arjan Ndoj po udhëtonte me shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij Aleksandër Laho. Pa u futur në mbikalim janë qëlluar nga një mjet tjetër tip ‘Benz’. Tre persona dyshohet se kanë qenë në mjetin e autorëve, shoferi dhe dy të tjerë që mbanin armët në duar dhe nga dritaret është qëlluar.”- tha Koka. 

Më tej, gazetari ka zbuluar se autorët e atentatit kanë patur si qëllim djegien e makinës për humbjen e gjurmëve, por janë penguar nga një banor i zonës që i ka pyetur se çfarë po bënin. “Megjithëse ai ka qenë qëllimi makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar.”- shtoi Koka.

Gazetari bëri me dije se në automjetin e atentatorëve janë gjetur 9 gëzhoja,  dy automatikë kallashnikov dhe një pistoletë 9 mm, 2 maska dhe 2 shishe benzinë. “Tre autorët dyshohen se janë ndihmuar nga dy persona të tjerë për tu larguar nga fshati Shkafanë”, deklaroi ai. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. Ky gazetar,kot qe merret me kete pune.Nese eshte vertete cfare thite,a e ka takuar qytetarin e zones?A e kane pyetur se cfare po benin?A e kane pyetur nese i njihte kush ishin (sepse thoni qe mund te jene nga zona e Niklit),sepse banoret e zones njihen.A i ka marre deklarate policia,ketij qytetari?Keto probleme i takon te investigoje nje gazetar.Lloqe kavaje degjojme cdo ore te dites,prej mediave,por prej nje gazetari qe hiqet si investigues,presim te dhena konkrete,reale,ato qe ndofta edhe nje polic i zakonshem,nuk arrin t’i kape.Dhe me e turpmeshja eshte se dalin neper panelet TV dhe na hiqen si “specialiste”si ky Koka,ashtu edhe ai Hoxha,qe na hiqet edhe si i infiltruar gjoja nga poliicia,por qe ne fakt eshte thjesht nje vegel,ne duart e saj,per te bere deklarata corientuese,qe te jushtifikojne mos sukseset e Policise,per cdo vrasje,vjedhje (si ajo ne Rinas),vjedhje dokumentash (si ajo ne prokurorine e Durresit) e po t’i marresh me rralle,del qe keta gazetare,behen shpesh edhe si lajmetare per kriminelet,duke i paralajmeruar,per te gjitha veprimet qe “do te nermerka Policia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *