• |
ide | kryesore

Grabitje në Dibër, dy të arrestuar, dy të shpallur në kërkim

Lajme, Të fundit



Dy persona janë arrestuar ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se futur në një banesë në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dhe nën kërcënimin e armës kanë marrë një shumë parash.

Policia është vënë në ndjekje të tyre.

“Autorët në momentin që kanë konstatuar se po ndiqeshin nga  policia  kanë braktisur mjetin e tyre duke u fshehur në malin e fshatit Shumbat.

Policia ka rrethuar autorët në një perimetër të gjerë dhe kanë vijur ndjekjen dhe krehjen e zonës  për të bërë të mundur kapjen e tyre.

Pas disa orë ndjekje dhe mbajtje nën  rrethim  është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasve  :M.M, 26 vjeç dhe D.M, 26 vjeç, banues në Kukës.

“Ndërsa shtetasi M.K, 25 vjeç, banues në Dibër, dhe F.H, 20 vjeç, banues në Kukës,  kanë mundur të largohen duke marrë  me vete edhe shumën e parave të vjedhura, të cilët janë shpallur në kërkim  dhe vijon puna për kapjen  e tyre. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin në fshatin Grykë Nokë, Dibër, dyshohet se nën kërcënimin e një arme, kanë vjedhur në banesën e shtetasit I.H,  shumën prej 300.000 lekë, dhe më pas janë larguar me një automjet tip ‘Opel’.

Vijon krehja e zonës për kapjen e dy personave  të shpallur në kërkim dhe  të gjetjes së armës  që dyshohet se autorët e kanë hedhur  porsa kanë parë që ndiqeshin nga policia.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar mjeti i përdorur nga autorët.

Materialet hetimore do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Vjedhje me armë”, e kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *