• |
ide | kryesore

Lexim buzësh dhe eksertë spanjishte zbulojnë fyerjen raciste: Casilla rrezikon 12 javë skualifikim

Sport



Vetëm katër ditë më parë Kiko Casilla u zgjodh portieri më i mirë i Championship për tetorin, pasi e shpëtoi disa herë Leeds në 0-0 kundër Sheffield Ëednesday. “Një përfaqësim i përbindshëm”, e kishte pagëzuar kapiteni i tij, Liam Cooper. Momenti i artë i portierit spanjoll, i ardhur në Angli verën e kaluar nga Real Madrid, duke se po mbyllet në mënyrën më të keqe. Sipas shtypit britanik, Football Association është gati ti japë një dënim shembullor për një fyerje raciste.

Episodi i takon 28 shtatorit: Casilla i është drejtuar me një shprehje raciste Jonathan Leko, 20 vjecarit anglez me origjinë kongoleze të Charlton, në huazim nga Ëest Bromëich Albion. Shprehja e inkriminuar është raportuar tek arbitri, që e ka përfshirë në raport. Fa ka hapur një hetim, gjatë të cilit i ka thërritur të dy lojtarët e është konsultuar me ekspertë spanjollë të leximit të buzëve.

Sipas Daily Mail, provat në ngarkim të portierit janë të forta e kjo duhet ta detyrojë federatën angleze ti japë një dënim të gjatë. Edhe për ti dërguar një sinjal Uefa, që pak ditë më parë ndëshkoi me vetëm një ndeshje me dyer të mbyllura episodin e racizmit në Bullgari-Angli: një dënim i gjykuar i zbehtë. Vendimi pritet të mërkurën: sipas gazetës britanike, hipoteza më e mundshme është një pezullim nga 8 në 12 javë. Një dënim që do ta mbante Casilla larg fushës për gati dy muaj e do të komplikonte garën për promocion të Leeds, për momentin i dyti në klasifikim, 2 pikë nga kryesuesit e Ëest Bromëich Albion.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *