• |
ide | kryesore

Mamaja e CR7 hap kutinë e Pandorës: “Në futboll është mafia, përndryshe im bir do kishte fituar më shumë Topin e Artë”

Sport



Në një ngjarje simbolike në Madeira, përvjetori i 106° i klubit Madeira Union, e ëma e Cristiano Ronaldo, del në mbrojtje të të birit, duke prekun një temë që ndoshta mund të jetë hapja e kutisë së Pandorës. Dolores ka përdorur fjalë të ashpra kundër botës së futbollit. “Ka një mafie në futboll, është fjala më e përshtatshme për të përcaktuar. Nëse nuk do të kishte, im bir do të kishte fituar më shumë herë Topin e Artë – është esenca e shpërthimit të ashpër të zonjës Aveiro – Nëse do të ishte spanjoll apo anglez, nuk do ta kishin bërë atë që kanë bërë”.

Janë në fakt fjalë shumë të forta ato të thëna nga e ëma e portugezit, Dolores, sipas të cilës i biri ka paguar gjatë karrierës së tij faktin që është portugez. “Nëse shihni me kujdes të gjithë atë që ka ndodhur, do ta kuptoni se bëhet fjalë për mafie” u shpreh ajo për mediat lokale. Asnjë dyshim ndërkohë për lojtarin që duhet të fitojë Topin e Artë 2019: “Nuk e di, kam besim. Besoj se e meriton, duke e parë atë që bëri gjatë sezonit”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *