• |
ide | kryesore

Marrëveshja tregtare me Kinën, Trump shprehet optimist

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se mund ta nënshkruajë marrëveshjen e shumëpritur tregtare me Kinën, e cila ishte përballur me sanksione të rënda në 16 muaj të luftës tregtare midis dy fuqive të mëdha ekonomike.

 Trump theksoi se negociatat për fazën e parë të marrëveshjes po shkojnë mirë dhe se shpreson që do të nënshkruajë marrëveshjen me presidentin e Kinës Xi Jinping në Iowa të SHBA-së, vendi ku procesi i kësaj marrëveshjeje është finalizuar.

“Ne jemi duke shikuar lokacione të ndryshme, por mund të jetë në Iowa”, tha Trump për gazetarët.

Trump dhe Xi pritej të nënshkruajnë marrëveshjen në Samitin e bashkëpunimit ekonomik të Kilit, por planet u hodhën poshtë pas anulimit tërheqjes së Kilit si organizues i Samitit.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë në zgjedhjet e vitit 2016 kishte fituar 51.1 për qind të votave në Iowa. Për herë të parë një republikan ka arritur të fitojë këtë shumicë në Iwëa që nga kandidimi i Ronald Reagan më 1980.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *