• |
ide | kryesore

Pagëzim në vaskën e shtëpisë: Coutinho habit të gjithë me zgjedhjen

Sport



Veprimi i fundit i Coutinho bën të flasin për brazilian, ndoshta edhe më shumë se një gol në fushën e lojës. Ish-fantazisti i Liverpool, i huazuar nga Barcellona tek Bayern Mynih, është pagëzuar së bashku me gruan e tij Aine nga një pastor i famshëm brazilian, Tiago Brunet, por vendi është krejtësisht i habitshëm… vaska e banjës e shtëpisë në Mynih. “Faleminderit Tiago! Ishin dy ditë të vecanta që do të mbeten gjithnjë në jetët tona”, ka komentuar futbollisti me një postim në Instagram.

Edhe shoku i tij tek Brazili, Willian i Chelsea, pas fitores së Europa League në Baku, në qershor e bëri pagëzimin në një vend të pazakontë: në lumin Jordan në Izrael. E në fakt pikërisht Willian ka komentuar në foton e pagëzimit të Coutinho në Instagram, me dy emoticon me duar që luten.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *