• |
ide | kryesore

Pështyma në maska, prova thelbësore që mund “të fundosë” atentatorët e prokurorit Ndoja

Lajme, Të fundit



Pështyma e lënë në maskat që kishin vendosu mund të jetë prova thelbësore që mund të çojë në identifikimin e autorëve që qëlluan me 20 plumba drejt automjetit ku udhëtonte prokurori Arjan Ndoja, shoferi Andi Malko dhe miku i tij, Landi Muharremi.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se maskat në të cilat u pikasën gjurmë pështyme u gjetën bashkë me 2 kallashnikovët të tipit AK-47 brenda automjetit që përdorën autorët, i gjetur i braktisur pas atentatit në Shkafanë të Ishmit, vetëm pak orë pas atentatit.

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Muharremin dhe Malokun në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre këta persona mbetën të plagosur, por vetëm gjendja e Malokut dhe e Muharremit paraqet rrezik për jetën.

Deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 20 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. Të dy të shoqëruarit kishin alibi mbi momentet kur ndërkohë në autostradë automjeti ku udhëtonte prokurori Ndoja po ndiqej nga një tjetër makinë dhe kur brenda pak sekondave, ata u nxorën nga rruga dhe u lanë të plagosur në mbikalim.

Policia do t’i rikthehet sërish të plagosurve për të marrë detaje shtesë që do mund të ndihmonin në zbardhjen e mëtjeshme të ngjarjes. Madje, grupi i hetimit po diskuton mundësinë që pas ekspertizave dhe kqyrjeve të rëndësishme mes tyre edhe ndaj një automjeti të braktisur të gjendur pas atetnatit, ta pyesë prokurorin Ndoja mbi dosjen që ka nën hetim. E njëjta dëshmi do t’i merret edhe Aleksandër Lahos, i njohur me pseudonimin “Rrumi” e që gjithashtu është i njohur edhe për konfliktet e tokave në gjirin e Lalëzit. ©Lapsi.al

 



2 Comments

  1. I vetmi koment qe ke bere-korrekt,megjithese je edhe pa emer.Gazetaret plasen duke na mbushur mendjen,se ky atentat na qenka i shumemire-pregatitur nga vrases me pagese!!!!Po turp nuk kane kur flasin badiava dhe na hiqen si “kompetentet” e Sudes,ne kohen e Piramidave?Jo vetem kaq,por keta atentatore,qenkan fare frikacake.Vetem nga nje pyetje qe i paska bere nje kalimtar,se cfare po beni,djema,ata na qenkal llahtaris dhe paskan marre arratine,duke elene pas gjithe kete arsenal,me maska,automatike,pistoleta dhe krejt automjetin,si prove per policine.POR nga ana tjeter,kjo tregon edhe nje gje tjeter me te poshter:Atentatoret,duhet te kene qene te sigurte se policia nuk do i ndiqte “kemba-kembes,dhe as “provat”qe do te linin,nuk do te merreshin si prova ,prandaj jane larguar te sigurte ne garancine qe kane marre (natyrisht prej politikes-kryesisht ne Durres,me perforcim nga kryeministria,ku te dy kokat e saja u hodhen ne sulm,ndaj gjykimit te drejtorit te kadastre)Kjo,realisht eshte “Shqiperia qe duam”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *