• |
ide | kryesore

Polemika në Zvicër: Servette fton tifozët në stadium… me imazhe porno

Sport



Mirë apo keq, mjafton të përflitet. Ky duket se ka qenë arsyetimi i Servette. Klubi zviceran ka përdorur një imazh… shumë të vecantë për të reklamuar biletat për ndeshjen kundër Young Boys, por në këtë mënyrë ka marrë mbi vete edhe kritika të forta. Gjithcka lind, ashtu si shpjegon Nau.ch, nga zbulimi i… një video që ndodhej në faqen e njohur Pornhub. Në filmim një vajzë me mbathje ngjit shkallët e në sfond dallohet logo e Servette. Klubi ka dashur të përfitojë nga kjo situatë dhe e përdori framin filmik në rrjetet sociale me shkrimin: “Ka radhë në biletari për ndeshjen e të dielës”.

Objektivi ishte ai i reklamimit të ndeshjes, duke parë numrin jo të lartë të tifozëve në ndeshjet në shtëpi të Servette. E në një botë të rrjeteve sociale, është e pamundur që dikush të mos e publikonte videon e inkriminuar. “Mësuam ekzistencën e asaj video e donim të vepronim në mënyrë proaktive. Menduam se do të ishte më mirë ta vendosnim direkt në faqet tona. Donim ti bënim njërezit të qeshnin. Ishte zbavitëse që logo jonë shfaqej në një faqe si Pornhub”. Rezultat që nuk erdhi, sepse u pasua vetëm nga polemika dhe akuza për seksizëm për imazhin e zgjedhur.

Komunikata e klubit shpjegon se nuk kishte absolutisht asnjë qëllim për të qendë seksistë. “Gjëja zbavitëse është logo në sfond, nuk bën diferencë nëse personi në plan të parë është burrë apo grua. E në vend të nervozoheshin që logo jonë shfaqej në një faqe të tillë, vendosëm të qeshnim me ngjarjen. Por kërkojmë falje kujtdo është ndjerë i ofenduar”. E si përfundim, postimi u fshi por polemikat që përfshinë klubin mbetën…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *