• |
ide | kryesore

“Tek Arsenal u fsheha në banjën e grave”: Bendtner tregon edhe grindjen me Henry

Sport



Nicklas Bendtner nuk është ekzaktësisht prototipi i lojtarit ideal, të paktën për atë që duhet ta administojë. Gjeniu e i parregullti ngatërrohen në perfeksion për një sulmues të aftë të shënojë gola pafund, por edhe të arrestohet për rrahjen e një taksisti apo të gjobitet se tregoi mbathjet e sponsorizuara pas një goli në Europian. Nuk cudit aspak dmth që autobiografia e tij quhet “Both sides” (Dy anët), ku tregon histori si ajo kur tërboi një legjend të Gunners gjatë një dite…leksionesh.

Si bën të ditur The Sun, në një episod Bendtner tregon se kur mbërriti tek Arsenal vetëm 17 vjec, përvec stërvitjeve iu desh të ulej në bangat e shkollës e të mësonte shumë. Por nuk ishte fare nxënëx i mirë. “Të martën e të enjten kishim mësim, ishte si të ishe në shkollë përsëri. Kishte lëndë të ndryshme, si administrimi i shtypit e menaxhimi financiar. Por unë mendoja se kisha mbaruar me shkollën, e urreja që kur isha në Danimarkë. Një ditë nuk shkova në leksion, u fsheha në banjën e grave e dëgjoja të gjithë që bëtisnin si të cmendur sepse nuk më gjenin”. Por dikush, sapo mbaroi mësimi, shkoi ta kërkonte: Liam Brady, përgjigjësi i sektorit të të rinjve.

“Më vonë erdhi Liam Brady në sallën e mensës e më tha: ‘Cfarë ke në mendje, djalosh? Ku ishe?’. Kishte dëgjuar dikë që thoshte se isha fshehur poshtë një tavoline”. Teknikisht kjo nuk ishte e saktë. E kështu Bendtner mohon qetësisht legjendën metropolitane. “Me ndërgjegjen në vend iu përgjigja: ‘Vërtetë, zoti Brady, nuk isha fshehur poshtë një tavoline. Ky është vetëm një keqkuptim i madh’”.

Në historitë e pazakonta nuk mund të mungonte Thierry Henry, që me danezin ka patur më shumë se një rast kur janë konfrontuar ballë për ballë. “Bënim stërvitje me dy pasime, Henry bëri tre dhe unë bërtita ‘janë tre’! Ai më bëri shenjë që të pushoja. Unë bëra të njëjtën gjë e më sinjalizuan dënim, kështu që u ankova. Ai më shau e më bëriti që ta qepja, por unë i thashë ta mbyllte vetë. Vrapoi drejt meje dhe filluam të grindeshim pastaj erdhën Campbell e Ashley Cole e më qetësuan. Por janë gjëra që ndodhin kur një nga sulmuesit më të mirë në botë të bërtasin para fytyrës…”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *