• |
ide | kryesore

Tiranë, arrestohet biznesmeni që bënte evazion fiskal

Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një biznesmeni i cili ishte shpallur në kërkim për mospagim të taksave dhe fshehje të ardhurash.

Mësohet se i arrestuari është I. F, 60 vjeç, banues në Tiranë.

Mësohet se ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me Vendimin e datës 15.04.2019, ka vendosur masën “Arrest me burg”, për veprat penale “Fshehje e të ardhurave” dhe “Mospagim i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas, në subjektin e tij me aktivitet në fushën e hidrokarbureve, nuk ka paguar taksat dhe tatimet në shtet në shumën prej 38.688.297 lekë.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.



1 Comment

  1. Nqs jane leke te reja duhen arestuar me lart nga tatimoret dhe min. Financave.
    Eshte shume e akumuluar per periudhe te gjate.
    Shtet muti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *