• |
ide | kryesore

U plagos në atentat, 5 vjet më parë Pëllumb Muharremi protestonte për pronat (VIDEO)

Lajme, Të fundit



Hipoteza se atentati i djeshëm ka të bëjë me çështjen pronave në Durrës, është shtuar me risjelljen në vëmendje të videos bashkëngjitur më poshtë, ku shfaqet Pëllumb Muharremi, apo siç njihet ndryshe “Rrumi”, në një protestë të zhvilluar 5 vjet më parë pranë Gjirit të Lalzit kundër grabitjes së pronave.

I  forti i Shijakut, një ndër tre personat që mbetën të plagosur ditën e djeshme në atentatin që fillimisht u raportua se i adresohej prokurorit të Durrësit Arian Ndoja, shprehet se kërkon drejtësi dhe akuzon shtetin se favorizon një  firmë arabe, duke pretenduar se familja e tij është pronare e ligjshme e tokave.

 

 

Atentati ndodhi pasditen e djeshme teksa prokurori Ndoja po udhëtonte me Muharremin dhe shoferin e tij, Andi Maloku, në automjetin tip “Benz” të llojit fuoristradë me targa “AA 333 ZD”, pranë mbikalimit të Shkozetit. Të tre këta persona mbetën të plagosur, por vetëm gjendja e Malokut paraqet rrezik për jetën.

Deri më tani, në Polici janë shoqëruar mbi 20 persona, mes të cilëve Julian Meçe, anëtari i Bandës së Durrësit, mik me Lul Berishën dhe Plarent Dervishaj, kunati i i Lul Berishës. ©Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *