• |
ide | kryesore

Zgjerimi i BE/ Ballkani peng i konfliktit Paris-Berlin

-Instant, Lajme, Të fundit

Papajtueshmëritë midis Parisit dhe Berlinit, të cilat më parë ishin zgjidhur me kompromis, po vendosin frenat mbi të ardhmen e zgjerimit të BE-së, ka shkruar Judy Dempsey, drejtuesja e qendrës për studimet evropiane “Strategic Europe”.

Sipas saj, këto nuk janë kohë të mira për vendet e Ballkanit Perëndimor, as për zgjerimin e BE-së.

Dempsey theksoi se disa vende të BE-së nuk e duan integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke qënë se këto të fundit nuk po forcojnë dot shtetin e së drejtës, nuk po mbrojnë lirinë e medias dhe nuk po luftojnë trafikun e armëve, të qënieve njerëzore dhe të lëndëve narkotike.

“Hapja e bisedimeve merr vite të tëra. Por ka një ndikim psikologjik të rëndësishëm për këto vende, të cilat ndihen se janë ankoruar në BE. Dhe mbi të gjitha ëshët edhe një çështje besimi: Udhëheqësit e BE-së i kanë premtuar këtyre vendeve anëtarësimin që në vitin 2003”, tha Dempsey.

Sipas saj, kundërshtia e Presidentit francez Macron për zgjerim të BE-së do të thotë se ai po përpiqet të ngrejë debatin mbi marrëdhëniet e BE-së me fqinjët e saj.

Ajo theksoi se Kancelarja Merkel është më shumë e interesuar se si do të jetë BE në afat-shkurtër se sa në afat-gjatë.

Publikuar në European Western Balkans/Exit.al

5 Comments

    1. Gezojne kur shohin njerez te nenshtruar qe kerkojne te drejta. Keta lindoret njehere e dine shume mire. Hajte i rroft sorosi ktyre qelbesirave

  1. Qe nuk jane ne terezi,problemet brenda BE,dihen prej kohesh.Por sidoqofte,Shqiperia,me krizen e jashtezakonshme qe ka brenda saj,me ekete qeveri,eshte turp qe te kerkohet hyrja ne BE pa i sheshuar problemet tona ,pa hequr kete regjim totalitar hajdutesh ,kriminelesh,drejtuesish te korruptuar dhe te degjeneruan (nga te dyja anet e politikes),qe jane edhe rrugecer gojepis,genjeshtare e mashtrues te pa cipe.Duam edhe europe?

    1. Kush do i heq ? Merkeli del njehere me njeren parti njehere me tjetren. Kjo eshte nje forme e evoluar e komunizmit. Prandan nuk ke per te pare ndonjehere te drejta me sy. Tani eshte rradha e rotacionit politik, neser do jete tjeter gje. Ty nuk te bie ndonjehere rradha mos ki merak.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu