• |
ide | kryesore

“Astiri” bën 1 vit në protestë: Kërcënimet e Ramës nuk na ndalin

Lajme, Të fundit



Protesta e banorëve të Unazës së Re sot bën një vit që nga nisja e saj. Si dhe çdo mbrëmje tjerër protestuesit të mbështetur nga ish-deputetë të Partisë Demokratike për të protestuar dhe kundërshtuar projektin që sipas tyre është korruptiv.

Sot në 1-vjetorin e nisjes së protestës së tyre që nuk është ndalur për asnjë ditë, banorët kanë zgjedhur një mënyrë të veçantë. Me anë të një videoje të shfaqur në vendin kur ata mblidhen çdo pasdite, është shfaqur që një video e shkurtër me momentet më të veçnata nga 365 ditë protestë. Ata thanë se nuk do të ndalen edhe pas arrestimeve të policisë dhe kërcënimeve të kryeministrit Rama.

Banorët e Astirit protestojnë kundër projektit të Unazës së Re, i cili parashikon zgjedhirmin e rrugës dhe prishjen e disa dhjetëra banesave e bizneseve. Që prej fillimit ata kanë thënë që projekti është korruptiv dhe nuk lëshojnë shtëpitë nëse nuk do marrin dëmshpërblime.

Projekti u denoncua dhe Partia Demorkatike, e cila zbuloi se një kompani që kishte fituar tenderin ishte e regjistruar në SHBA dhe ishte offshore. Projekti deri tani është anuluar dhe ndryshuar disa herë dhe duket se ka ngecur për shkak të procedurave.



8 Comments

  1. 1 vit here 365 dite,, here 2 ore, here te pakten 100 vete, barez me 73000 ore pune ose 9125 dite pune.Shto ketu edhe po kaq dite pune te policise per mbikqyrje ,dhe po kaq dite pune te shofereve e pasagjereve ne pritje te zhbllokimit te rruges shto edhe shpenzimet e policise per makinat,shpenzimet per te burgosurit protestues,shpenzimet per mjekimin e polices se plagosur dhe per te plagosurit nga policia,shpenzimet per mbulimin mediatik me kamera,makina, kameramane et, ore televizive,debatet televizive ,shto ketu mijera ore pune te shpenzuara para ekranit nga njerzit me te njejtat frikera,shto shpenximet e udhetimit te zyrtareve per organizimin e tenderit falls dhe per udhetimin ne SHBA per fallsifikimin e dokumentave,shto,shto,shtoooooo

    1. Te gjitha shpenzimet ia vlejne, sepse u shpetuan dhjetra milione euro qe do vidheshin per pune minutash; u shpetuan( te pakten deri tani) shtepi njerezish te thjeshte te ngritura me djerse. Gjithsesi, per shpenzimet ka vetem nje pergjegjes: Edi Rama. Shume mire do jete po t’i merren mbrapsht nga llogarite offshore.

  2. Buldozerin te gjitheve. Me taksat tona nuk duhet te demshperblehen keta te paligjshem. PD nuk ka per te marre asnjehere pushtet deri sa mbeshtet shkelesit e lugjit

  3. Nje vit qe nuk e rruajti njeri Karin per keta shpellare qe kane vjedhur pronen e tjetrit,dhe skane per ta rruajtur prap,shume shpejt do filloje dhe prishja e ketyre shpellareve qe kane ndertuar ne tokat e vjedhura me miratimin e salihut me fjalet toke e xanun

  4. Nuk e rruejti sepse ne krye te shtetit jane pikerisht njerz si ti dhe qe mbeshteten ne njerz si ti,te pa moral ,te pa llogjikshem te pashpirt. Nje pjese e mire e ketyre shpellareve shteti u ka zene tokat me uijembledhesit e hidrocentraleve prej te cileve ju “qytetaret” merrni drite dhe shunica e tyre kane punuar edhe ne ndertimin e tyre dhe sot jane edhe debitor nga dyfishimi i kamatave. Atedheu i tyre ,Shqiperia e tyre ,”shpellat” e tyre jane te varrosura nen uje si kurban qe ju “qytetaret’ te ndricoheni. Por ketyre pushtetareve,ju qe i mbeshtesni ata ne keto qendrime,mund tu ndricohen zyrat tuaje,shtepite tuaja lokalet e resortet tuaja,por shpirtin
    tuaj te zi as energjia e te gjithe hidrocentraleve te botes te marra se bashku nuk e ndricon dot.

  5. Sikur te beheshin zgjedhjet e parakohshme dhe te fitonte koalicioni progresiv opozitar mendoj qe problemi i gjithe ketyre njerzve te thjesht, te harruar nga qeveria do te zgjidhej sa cel dhe mbyll syte. Qeveria e re do mendoj me dore ne zemer per te miren e te gjithve,……. forca popull i astirit. Qendroni dhe pak se dite te mira na presin…..

  6. Nje nga gabimet e qeverive ,si e kesaj si dhe atyre qe ishin si dhe e mbeshteteseve te tyre eshte se njerzit qe kerkojne te drejtat e tyre,ata qe ngrejne zerin kunder padrejtesive qe vine nga qeveria,ne vend qe te reflektoje dhe te permiresohen i shohin keta njerz ose keto opinione si kundershtare ose si ushtare te opozites.Askush prej nesh qe shprehim opinione kunder veprimeve te qeverise ne dem te popullit nuk eshte metonjes per pushtet,as nuk rrezikon tu heq pushtetin nga dora dikujt dhe ti a jape dikujt tjeter Por ne duam qe te kete nje qeveri te dale nga zgjedhje te drejta,nje qeveri qe edhe ne mos mundte te permiresoje jeten e njerezve,te pakten me veprimet e veta te mos e perkeqesojne ate si ne rastin e Astirit. Edhe vete Zoti ne urdheresat e tij nuk ka thene BEJ se ndoshta nuk mundesh,por ka thene MOS dhe mos-in e ka ne dore cdo njeri dhe cdo qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *