Çmenduri me sfond racist gjatë një ndeshje të rinjsh në Milano. Ashtu si kanë treguar drejtuesit e Us Melzo 1908, në fund të ndeshjes kundër Cea Milano babai i një prej futbollistëve të skuadrës vendase zbriti nga tribuna në fushë për të goditur me gusht një 17 vjecar me origjinë senegaleze, protagonist i një zënke verbale me djalin e agresorit. Melzo 1908 ka deoncuar prindin tek karabinierët e Gorgonzola.
Sipas asaj që bën të ditur Il Giorno, djemtë kanë diskutuar me zjarr në fund të ndeshjes, pas një fyerje të marrë nga 17 vjecari i Melzo. Në këtë pikë i ati i lojtarit të Cea Milano, që edhe gjatë 90 minutave kishte lëshuar epitete raciste drejt lojtarit të miqve (“Zezak m…”, “Majmun” si ka treguar Nicola Mattera, menaxheri i Melzo), zbriti në fushë duke i dhënë një grusht mes veshit e mjekrës.
Djaloshi i goditur është dërguar në spitalin San Raffaele, për të pesë ditë me protezë për shembje në fytyrë, duhet të pushojë e të mbajë qafore cervikale. Për agresorin një denoncim tek karabinierët.