• |
ide | kryesore

Skandali/ Mjeku që denoncon “grabitjen kolosale” me koncesionin e sterlilizimit

-Instant, Arkiva, Kryesore



Skandali i vazhdueshëm i koncesionit të sterilizimit të paisjeve mjeksore, që shpesh është denoncuar nga media apo opozita, këtë herë ka marrë një goditje të fortë nga një profesionist. Fjala është për mjekun urolog, Artan Koni që ka denoncuar me një video atë që ai e quan “grabitje kolosale”. Ajo që e ka shtyrë mjekun të protestojë dhe të ngrejë zërin është një shkresë e Ministrisë të shëndetësisë drejtuar spitaleve kryesore të vendit, për ti kërkuar atyre që gjatë vitit të ardhshëm të bëjnë më pak operacione se gjatë vitit të shkuar.

Arsyeja: koncesionari i strelilizimit “Sani Service” po merr më shumë para sesa janë parashikuar. Sipas statistikave gjatë 2018 janë kryer rreth 90 mijë ndërhyrje kirurgjikale për të cilat shteti i ka kaluar koncesionarit 17 milionë euro, ose 3.6 milionë më shumë sesa parashikimi. Dhe nisur nga kjo ministria bën kërkesën absurde: në vend që të negociojë ulje çmimesh me privatin, i thotë mjekve operoni më pak të sëmurë, sikur kjo të ishte një çështje dëshirash.

Nisur nga kjo, mjeku Artan Koni bën reagimin (mos e humb videon poshtë). Sikur shteti ta bënte me fonde publike dhe jo me koncesion privat sterilizimin, me aq para sa harxhon do të mund të operonte….sa??? Plot 7 milionë shqiptarë në vit.

Ja pse sipas këtij profesionisti të guximshëm, që në vend të emigrojë në Gjermani zgjedh të ngrejë zërin, koncesioni i sterilizimit është një grabitje spektakolare. 

I vënë shpesh në akuzë për këtë skandal, kryeministri Rama e ka mbrojtur gjithnjë atë. Madje në prag të zgjedhjeve të 2017, ai u paraqit në emisionin “Të Paekspozuarit” të Ylli Rakipit me një set paisjesh të vjetra mjeksore në dorë duke thënë se ai qe krenar për këtë arritje (video poshte). Ai e krahasoi vetën me paisjet e reja dhe opozitën politike me veglat e vjetra.



Por kontrata e koncesionit për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale u firmos mes Ministrisë së Shëndetësisë dhe Sani Service në dhjetor 2015 për një afat 10 vjeçar me një vlerë të parashikuar prej 9.6 miliardë lekësh, gjithmonë ka ngritur dyshime.

Pas një investigimi të BIRN që kur kompania koncesionare Sani Service, u shpall fituese u zbulua se pas saj fshihej një mik i Ramës dhe ish ministrit Ilir Beqja, Ilir Rrapaj që pati punuar në ndërtim si emigrant në Itali.

Ilir Rrapaj lart me kryeministrin dhe poshte gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë

Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbria znj. Catiuscia Marini më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Minsitria e Shëndetësisë

Për më shumë se një dekadë, Ilir Rrapaj drejtoi një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë të qetë rezidenciale në qytetin e Peruxhias të rajonit Umbria në Itali, të cilën e themeloi së bashku me dy të afërm të tij në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh.

Megjithatë, pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore.

Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar.

Lexo më tej:

Kompania me 1 të punësuar fiton tenderin 100 milionë USD për sterilizimin

Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LLC, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëroi 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale.

E gjithë shëndetësia me koncesion: 4 shërbime të tjera i jepen privatit në fund të mandatit

Pikërisht kësaj kompanie shteti i dha këtë vit 7 milionë euro (3,6 më shumë se parashikimi) gjë që e detyroi Ministrinë e shëndetësisë të urdhëronte spitalet të operonin më pak të sëmurë.

©Lapsi.al

 

 



14 Comments

  1. MOR HORR KRYEMINISTER PO TE SEMURET ME LISTA DHE ME RRADHE SEMUREN DHE OPEROHET ATA SKAN SKANPASUR DHE SDO KENE NJE SHIFER TE SAKT ASNJEHER MOR KRIMINEL PO TI PROJEKTON OPERACIONET MOR FASHIS SORJAN MARKSIST I DEGJENERUAR PO JA BIJE NE FYTE KETI POPULLI PA SDO GJESH VRIME KU TE FUTESH MOR QEN BIRE QENI TI BASHKE ME ATE QE KA KONCESIONI PE ME TE SEMURET PRRALLI JU MOR KRIMINEL.

  2. Qeveri kurv?plerat roze mos u ngifshi por keni per ti nxerr nga goja te gjitha parat e popullit fukara more te pa shpirt te gjith femijet e juaj jan dhe do jen sakat nga kembet e nga trupi pasi po rrisni me parat e atyre qe s ngopen me buk???

  3. Ska nevoje fare per kallzim prnal. Me kete rast prokuroria e krimeve te renda kryesisht mund te filloje nje hetim te thelle penal ne nivel ministror e me tutje.

  4. Eshte shqetesuar kjo ministrja e shendetesise sepse paret sipas pazarit te vjeter ndahen akoma mes Beqes dhe Rames dhe kesaj i ikin nga dora ca miliona qe do t’i vidhte vete me tendera ilacesh te skaduara. Por nuk ka c’ti beje gomarit( shefit d.m.th) dhe i bie popullit qe do te operohet. Te lumte o doktor, Gjermania ka nevoje per ty!

  5. JO LUTEM TE ME SHPJEGONI NJE GJE SE NUK ARRIJ TA E KUPTOJ: A KA PRIKURORI NE KETE VEND MOZERJESH E TE PAFYTYRESH???!!!! SE KY ILIR BEQAJ USHTAR I NEVERITSHEM I DON KRYEMINISTRIT TON KISHOT NUK E PARA HERE QE DEL I PERFSHIRE NE TE TILLA AFERA DHE PRAP ASNJE GJEMBE NE KEMBE NUK I KA FYRE. PROKURORIA KA FRIKE NGA KY MONSTRA APO NDERHYN KRYEMINISTRI GOJESHTHURUR DHE I TREMB KETA MENDE PROKURORET? SI MUND TE NDODHE KJO ME KETE BEQAJN QE VETEM OPOZITA IA KA DEPOZITUAR NJA 4 PADI NE PROKURORI, MESA DI UNE???!!!!

  6. Doktor ke me shoke te flasin vetem saègje nuk bèhet dhe te falenderoi sinqerisht zoti Te ruaj ty dhe familjen tende je SHQIPTAR I VERTET

  7. Krye hajduti 12 vjet ne bashki, 4 vjet minister kulture 7 vjet krye gomar dhe krye hajduti i shqiperise ja ka kaluar dhe ati homo sex ualit te Gjitikastres per te gjitha poshtersit qe ka njeriu ky akoma me i keq eshte por i erdhi dita dhe ketij te poshtri funderrine, kafsh qe s ka meshir per familjen e vet e jo me per popull.Rrace degjenerat.

  8. E meriton ky popull dele rude. Eshte si ajo bagetia, qe e dergojne ne thertore, dhe as qe e merr vesh se c’po i bejne.

    Si ore nuk pati nje ndergjegjesim nga ky milet, qe te bojkotonte ne grup ndeshjen me Francen?! Per arsyen e vetme qe stadiumi eshte nje mega-hajduteri e ketij kllouni KM-i me stanin e vet qe i rri pas. Kaq, nje detaj ben ndryshimin e nje populli dele nga nje popull i mencur.

  9. Po te degjoni fjalet qe ka thene KM tek Rakipi do e kuptoni se te pakten 2 milione shqiptare kane shpetuar nga infeksionet pas kesaj PPP-je. Te pakten e dhe 2 milion shqiptare kane shpetuar nga ketch-upi dhe jemi me rregull. Per fat te keq shqiptaret nuk e kuptojne KM dhe ia mbathin ne Europe duke kerkuar azil politik e keshtu ia nxijne faqen KM me mjeker te bardhe si bora dhe me sy te zinj si qymyri. Shkurt, mjafon te degjosh KM dhe me shpeehjen e fundit ne ate pjese ku thoye se kjo mazhorance eshte njelloj si koncesioni i sterilizimit te paisjeve operatore. Shkurt, shendetesia falas ka dhene efektet e saj, pavaresisht se ka shume njerez qe nuk duan ta kuptoine. Te gjithe pra per ketch-up dhe patate te skuqme se i kemi dhurate nga kjo qeveri si qoftet ke daja

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *