• |
ide | kryesore

Torino e tërbuar nga dora e De Ligt: “Përse në Lecce ishte penallti dhe tani jo?”

Sport, Video



“Përse në Lecce e dhanë penallti dhe ne jo?”. Drejtori i përgjithshëm i Torinos, Antonio Comi, nuk është absolutisht dakord: faulli me dorë i mbrojtësit të Juventus De Ligt në derbi është shumë i ngjashëm me atë të një jave më parë. Edhe atëherë prekja ishte po e hollandezit: “Këtë herë kishte më shumë kohë për ta shmangur – ka vazhduar drejtuesi granata pas ndeshjes – E pashë shumë herë, të dëgjoj komente ndryshe më bën të ndihem keq. Duam ta saktësojmë këtë gjë, edhe pse na intereson përfaqësimi i bukur”.

“Jam i nervozuar sepse nuk më pëlqen të humbas, edhe sepse nuk e meritonim – ka thënë tekniku i Torino Ëalter Mazzarri – Lojtarëve në fund të ndeshjes i thashë që isha krenar për lojën e bërë – ka shtuar ai – Tani dua që të gjitha ndeshje nga sot të përgatiten si kjo. Portieri i Juves u tregua i aftë ndaj Ansaldi, pastaj kishim rast edhe me Verdi. Jam i nervozuar – theksoi ai – e nuk dua të flas për gjëra të tjera. Preferoj të flas për episode loje dhe do doja të mos më bënit më pyetje”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *