• |
ide | kryesore

Vllaznia e Bylis, shtyrja 48 orëshe që i shkoi për shtat Jonuz: “Unë e Dovedan e njëjta shkollë”

Sport



Vllaznia ka vetem një objektiv për ndeshjen ndaj Bylisit, atë të fitores së tre pikëve. Ndonëse përballë ka një skuadër që në klasifikim është mbi Vllazninë, trajneri i kuqebluve, maqedonasi Mirsad Jonuz ka besim se skuadra që ai drejton do të dalë fituese në këtë sfide: “Unë mendoj se si Vllaznia e po ashtu edhe Bylis luajnë të njëjtin futboll pak a shumë. Edhe tek ekipi i tyre është një trajner nga ish-Jugosllavia, pra është e njëjta shkollë e jona”.

Kuqeblutë janë të shqetësuar vetëm për mungesat në formacion, në një kohë që pankina nuk është ajo e skuadrave të mëdha: “Do të kemi katër lojtarë që do të na mungojnë për këtë takim. Por kur shoh listën e lojtarëve shoh se vetëm dy lojtarë nuk kanë luajtur në këtë sezon: Repaj dhe Gojacaru (Maksim) dhe nesër do të kemi rastin që të jenë të tjerë lojtarë të rinj. Shpresoj që lojtarët e mij të japin maksimumin dhe pas përfundimit të takimit të marrim tre pikët“.

Vendimi që Vllaznia të luajë në “Loro Boriçi” dhe dy ditë më vonë ëshë konsideruar pozitiv nga tekniku, që e ka të qartë se atë që kuqeblut e tij japin në Loro Borici nuk e gjen në asnjë fushë tjetër: “Problemi i vetëm ishte stadiumi dhe tifozët që na mbështesin. Sepse në aspektet e tjera nuk mund të them se ka patur ndonjë ndikim të madh shtyrja e takimit. Lojtarët që ishin të dëmtuar nuk arritën që tia dilnin për të qenë të gatshëm”.

Përballja mes Vllaznisë dhe Bylis luhet të hënën në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 18.00, ku pas dështimit të javës së kaluar në Laç tifozët e zjarrtë shkodranë presin rikthimin tek fitorja të skuadres së tyre.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *