Tre ditë pas atentatit mafioz në Durrës ndaj prokurorit Arjan Ndoja, janë shoqëruar në polici dy persona, të dyshuar nga Fushë-Kruja. Ata po mbahen në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, por ende nuk dihet roli i tyre në këtë ngjarje.
Po kështu, mediat raportojnë se Laboratori Policisë Shkencore ka dalë në përfundimin se “gëzhojat e gjetura në vendngjarje përputhen me armët e gjetura në makinën e braktisur në Ishëm”.
Burime nga grupi hetimor pohuan për “ABC News” se nga kryerja paraprake ka rezultuar një përputhshmëri e lartë, pasi gëzhojat e gjetura në vendngjarje janë qëlluar nga armët tip Kallashnikovë të lëna në mjetin e braktisur në Shkafanë të Ishmit.
Ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit do të bëjnë edhe në një krahasim të dytë për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut Kallashnikov model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollen e gëzhojeve të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.
Në atentatin e tipit mafioz të së premtes ndaj prokurorit Arjan Ndoj, shoferit Andi Maloku dhe mikut të tyre Aleksandër Laho, i njohur ndryshe si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi” dyshohet se u qëllua nga dy armë të ndryshme.
Automjeti që autorët u larguan në drejtim të Ishmit, tip Mercedes Benz me targa AA 342 LM ishte vjedhur në Tiranë dy javë më parë. Në të njëjtin mjet gjithashtu u gjetën edhe prova të tjera, si maska, fije floku dhe gjurmë papilare të lënë te një bidon plastike me benzinë.
Pikëpyetjet e grupit hetior janë të shumta pasi, nga koha kur ndodhi atentati rreth orës 16:25, policia mbërriti rreth 20 minuta më vonesë. Të gjitha veprimet e drejtuesve të policisë së Durrësit po verifikohen nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave pasi zona monitorohet me patrulla të lëvizshme policore gjatë 24 orëve.
Pista kryesore për të cilën po heton policia për ngjarjen, është konflikti për pronat në Gjirin e Lalzit, ku Pëllumb Muharremi dhe persona të tjerë pretendonin të investonin. Personat me të cilët “Rrumi” ka pasur konflikt për pronat, mes të cilëve dhe Plarend Dervishi, janë shoqëruar që ditën e ngjarjes nga policia dhe janë lënë të lirë pasi kanë pasur alibitë e tyre.
na cate karin me kete lajm 5 dite ,vafshin ne pidh te motres keta ,te tjeret si keta bashke me te gjithe politikanet varikarsa e injorante qe kemi