• |
ide | kryesore

Atentati ndaj prokurorit, dy të dyshuar nga Fushë Kruja

Arkiva, Lajme, Të fundit



Shkon në 2 numri i personave të shoqëruar nga policia si të dyshuar kryesor për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoji. Burime bëjnë me dije se dy persona me origjinë nga Fushë Kruja janë shoqëruar në drejtorinë e policisë së Tiranës, megjithatë, ende nuk dihet roli i tyre në ngjarjen kriminale të 3 ditëve më parë.

Po ashtu, burime nga grupi hetmor më herët bën me dije se ka një përputhshmëri të lartë ndërmjet gëzhojave të gjetura në atentatin e tipit mafioz në drejtim të prokurorit të Durrësit Arjan Ndoj dhe armëve të sekuestruara në një automjet në Ishëm.

Ngjashmëria midis armëve të zjarrit me gëzhojat e gjetura në vendngjaje është pohuar edhe nga Laboratori i Policisë Shkencore.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *