• |
ide | kryesore

“Balotelli nuk mund të jetë kurrë plotësisht italian”, kryetifozi i Veronës sulm frontal mbi sulmuesin

Sport



“Balotelli, që është një lojtar i mbaruar, vendosi dje, i shtyrë sipas meje nga dikush ose dicka, të bëntë atë palacollëk e të goditste topin drejt tifozëve”. Ky është qendrimi i kryetifozit ultras të Hellas Verona, Luca Castellini, i intervistuar në ‘Morning show’ të emitentit venet Radio Cafè mbi thirrjet raciste kundër qendërsulmuesit të Brescia në Bentegodi. “Vitin e ardhshëm – vazhdoi Castellini – Balotelli nuk do të luajë më futboll, do të shkojë në televizion të bëjë modelin. Sapo ishte poshtë tifozëve të Veronës vendosi të godasë me top. Në Verona ai bezdiset se këndojmë ‘Mario Mario’ e ai preferon të ofendohet, si ia bëjnë të tjerët”.

I pyetur nga drejtuesit e emisionit, që e bënë të dëgjonte regjistrimin e koreve, Castellini ka pretenduar se “do jetë dikush që e ka bërë 10 persona apo shtatë”, por ka saktësuar se nuk janë fare për tu përjashtu7ar nga stadiumi. “Ne jemi një tifozeri që tall k***n me lojtarin tullac, me atë me flokë të gjata, lojtarin mesdhetar e atë me ngjyrë, por nuk e bën për politikë apo racizëm. Ky është folklor dhe këtu mbyllet gjithcka”.

Në fund edhe sulmi frontal, që vështirë të mos konsiderohet racist: “Balotelli është Italian sepse ka shtetësinë, por nuk mund të jetë kurrë plotësisht italian”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *