• |
ide | kryesore

Basha nis turin e takimeve: Unë dhe PD-ja do kthejmë shpresën në vend

Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur sot nga qyteti i Elbasanit turin e takimeve të quajtur “Rrugëtimi për Shqipërinë”. Këtë pasdite Basha është takuar me të rinjtë elbasanas, të cilëve u ka shprehur se zotimi i parë i tij dhe i PD-së është rikthimi i shpresës në vend.

Rinia është ajo që i kane hequr te parës vëmendjen qeveritarët e sotëm. Dështimi numër një i kësaj qeverie, është dështimi me rininë. Jo për faj të rinisë por për shkak se kjo qeveri ka vrarë shpresen.”- ka thënë Basha. Më tej, lideri i opozitës së bashkuar joparlamentare foli dhe për emigrimin, që e cilësoi si një problem të tmerrshëm ekonomok. “Humbja potenciale e mundëshme nga emigracioni është 559 milion euro.”- tha kryedemokrati.

Turi i takimeve “Rrugëtimi për Shqipërinë” ka nisur sot dhe do të vijojë në Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë. “Objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrejnë përmes pyetjeve të drejtëpërdrejta drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Basha.”- shkuhet në njoftimin e selisë blu mbi agjendën e kësaj jave të Bashës.

Prej kohësh, Basha është shprehur se vendi duhet të shkojë sa më parë në zgjedhje të parakohshme, si rruga e vetme për zgjidhjen e krizës politike. Sipas tij, vendi është gati të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme menjëherë pas kalimit të Reformës Zgjedhore, që do të mund të garantonte kushtet për zgjedhje të lira.

Pak ditë më parë, kreu i PD-së është shfaqur në një video-mesazh tipik të spoteve përgjatë fushatave, ku i drejtohet sovranit me sloganin “Shqipëria ime”. “Megjithë sfidat që kemi përpara, i yni është një vend mahnitës, me njerëz të talentuar dhe plot potenciale të jashtëzakonshme. Është koha që së bashku t’i vëmë në jetë.”- shkruante Basha bashkëngjitur videos, ku ndër të tjera promovohen bukuritë natyrore të vendit, që përbëjnë potencialin e sektorit të turizmit.

Ndërkohë, në një intervistë të dhënë së fundmi për televizionin “Vizion Plus”, Basha deklaroi se opozita e bashkuar joparlamentare është e gatshme të shkojë në zgjedhje të parakohshme, me kushtin e vetëm që qytetarëve t’u garantohet vota e lirë. I pyetur nëse opozita i qendron kushtit të cilësuar si të panegociueshëm për pjesëmarrjen në zgjedhje, largimit të kryeministrit Edi Rama, kryedemokrati dha një përgjigje të nënkuptuar. “Secili duhet t’i bëjë pyetjen vetes: Një njeriu, i cili është kapur duke vjedhur edhe veten e tij, siç ndodhi me 30 qershor, mund t’i besohet se do të organizojë një palë zgjedhje të lira dhe të ndershme? Po të lexojmë në raportet e OSBE/ODHIR-it përgjigja është e thjeshtë: Jo! Po të lexojmë kushtet e Bundestagut, përgjigja është e qartë: Jo!”©Lapsi.al

 



4 Comments

  1. Sa pith me duket grida….. lul per te miren e antaresimit ne BE pse nuk ja le grides keti punet e pd. Pd forevermore

    1. Bravo. Koment i denjë për një 99 mjaftist.

      I mençuri flet se KA DIÇKA PËR TË THËNË.
      Budallai flet se DO TË THOTË DIÇKA.

  2. Mire e ka. Luli dhe gjith ata te tjeret aty jane te paafte komplet. Grida te pakten eshte pith dhe mund ti prishi mendjen atyre te BE-se te hapin ndonje kapitull negociatash a te japin ndonje fond.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *