• |
ide | kryesore

De Laurentiis kërkon të ndryshojë rregullat: “Me arbitrat duhet bërë tabula rasa”

Sport



“Napoli do të jetë i grumbulluar deri të dielën në mëngjes. Nuk është ndëshkimor por konstruktiv, një rast për tu njohur më mirë”. Lajmin e ka bërë të ditur presidenti i Napoli De Laurentiis, që ka përfituar ti japë mbështetjen Ancelotti, në një start sezoni të vështirë. “Nuk më shqetësojnë 18 pikët në klasifikim – ka vazhduar numri 1 i Napolit – Ancelotti është një trajner i madh. Problemi ipas meje duhet gjetur në punën e grupit”.

De Laurentiis pastaj sulmon ashpër arbitrat: “Problemi arbitral është serioz e kompleks. Duhet të bëjmë tabula rasa. Të gjithë duhet të jenë të huaj dhe të mirëpaguar. Nëse gabojnë të gjobiten, në gabimin e tretë shko në shtëpi”.

“Pyes veten përse nuk ka kartonë të kuq e të verdhë për arbitrat, përse ka këtë pengesë për të kuptuar se VAR duhet të jetë një ndihmë. Nëse i jep mundësinë dy herë në ndeshje të kërkojnë VAR të dy trajnerëve, sa kohë humbasim? Jo shumë. Humbet më shumë kohë si bëhet tani, duke qenë se arbitri nuk di ta ruajë autoritetin në fushë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *