• |
ide | kryesore

F1, Hamilton kërkon legjendën: “Sa tituj mund të arrij? Ndihem i freskët si trëndalif i sapoçelur “

Sport



Lewis Hamilton është një lum emocionesh pas vendit të dytë në Austin që i dhuroi matematikisht titullin e gjashtë kampion: “Është një ndjesi drithëruese, nëse duhet të jem i sinqertë. Duhet të falenderoj skuadrën time, por edhe mamanë, babin, prindërit adoptivë… gjithë familjen që më ndjek nga shtëpia”.

Tani për Hamilton hapet një horizont i ri ai i kalimit në legjendë, pasi kaloi Fangio e është fare afër Schumacher. “Është një nder për mua. Babai më ka mësuar të mos heq dorë kurrë, që kur isha 6 apo 7 vjec. Sa tituj mund të arrij? Nuk e di, por si sportist ndihem i freskët si trëndalif i sapocelur. Jam gati për garën e ardhshme e nuk do të heqim dorë e do të vazhdojmë të shtyjmë në garat e ardhshme”.

Për fundjavën e tij, Leëis ka pranuar se nuk e ka arritur plotësisht objektivin: “Dje ishte një ditë e komplikuar – tha ai duke iu referuar vendit të pestë në kualifikuese – Valtteri bëri një punë fantastike, përgëzime atij. Ndjej shumë emocione për momentin. Shpresoja ti dhuroja një fitore, por nuk ishte e mundur, gomat ishin konsumuar fare. Falenderoj të gjithë anglezët dhe tifozët amerikanë që me flamujt anglezë më mbështetën gjithë fundjavën”.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *