• |
ide | kryesore

Gazetarja e TCH rrëfen çfarë i tha prokurori Ndoja në shtratin e spitalit

Lajme, Të fundit



Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka rrëfyer në emisionin “Open” detaje nga takimi që kishte pasur në spital me prokurorin Arjan Ndoja. Ajo tha se kishte mundur ta takonte atë pas atentatit të së premtes së javës së kaluar.

“Unë e takova prokurorin Ndoja. Ai vuri theksin te fakti që nuk ishte ai shënjestra e atentatit të dështuar të së premtes. E kam takuar mesnatën e së shtunës. Ishte i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij.

E pyeta se çfarë mbante mend dhe nëse ai i pa autorët. Më tha se nuk kishte parë asgjë pasi nuk e kishin pritur dhe se gjithçka ndodhi shumë shpejt. “Ndodhi fare shpejt, nuk arrita të dëgjoj as zhurmat e armëve” – citoi gazetarja fjalët e prokurorit të shtruar spitalin e Durrësit. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Nese nuk ishte ky shenjestra e atentatit, kush ishte znj gazetare ? Nuk e pyete ? Nuk te shkoi mendja ta pyesje ? Por fakti qe prokurori ndodhej ne makine me nje njeri qe ka ndryshuar identitet 4 here nuk te beri pershtypje ? Nuk te shkoi mendja ta pyesje se pse ndodhej ne nje makine me te ?

    Ku kemi degraduar si shoqeri ! I paafti, i korruptuari dhe analfabeti kane kapur gjithcka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *