• |
ide | kryesore

I dënuar si porositës i një vrasjeje, kush është italiani i “Camorra”-s që iu sekuestruan 750 mijë euro pasuri në Shqipëri (EMRI+FOTO)

Lajme, Të fundit



750 mijë euro të sekuestruara, pasuri që buronin nga aktivitete kriminale, i përkisnin shtetasit italian Ferdinando Muollo, 56 vjeç, pjesëtar i bandës së rrezikshme në Itali, “Camorra”-s, por edhe porositës i një vrasjeje.

Muollo (foto bashkëngjitur më poshtë) rezulton një emër problematik për drejtësinë italiane. 56-vjeçari ishte dënuar në vendin e tij me 8 vjet burg, pasi kishte qenë pjesë e konflikteve mes klaneve kriminale kamorriste në zonën e Napolit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sipas policisë shqiptare, shtetasi italian ishte me leje qëndrimi në Shqipëri dhe ushtronte aktivitetin tregtar si vijon:

 Në vitin 2012 ka regjistruar shoqërinë sh.p.k, me objekt prodhimi dhe tregtimi i medikamenteve dhe pajisjeve dentare, në Tiranë, me 50 % të aksioneve në pronësi të tij.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt prodhimi dhe tregtimi i pajisjeve mjekësore-kirurgjikale për larje dhe dezinfektim ambientesh, ku 45 % të kuotave i posedon F.M.

Në vitin 2015 ka regjistruar shoqërinë me objekt laboratore dentare, ku F. M. ka 30 % të kuotave.

 

Më datë 29 tetor 2019, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës miratoi kërkesën e prokurorit të Rrethit Gjyqësor Durrës dhe vendosi sekuestron preventive të pasurive të paluajtshme dhe të luajtshme të shtetasit Italian F. M., vlera e të cilave paraprakisht përllogaritet 750 000 euro.

Këto pasuri përfshijnë:

  • 5 apartamente banimi, me sipërfaqe 413.8 m2, në Durrës;
  • 13 garazhe me sipërfaqe 622.7 m2, në Durrës;
  • 1 automjet me vlerë 40 000 Euro;
  • afro 10 000 euro llogari bankare.

 



1 Comment

  1. DUHET TE JETE NGA ATA QE RAMA E THOSHTE SE NE SHQIPERI VJEN ITALIANET DHE TE HUAT SE JEMI PARAJS KJO ESHTE E VERTET PER RAMEN KETE ITALIANIN DHE SHOKET E TYRE ESHTE PARAJS E PERKOHESHME POR JO SHUME SEPSE DHE RAMA ATJE DO PERFUNDOJ

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *