• |
ide | kryesore

Ishte lidhur me një punonjëse, shkarkohet drejtori ekzekutiv i kompanisë së njohur

Lapsi Leaks

McDonald’s ka shkarkuar shefin ekzekutiv të saj Steve Easterbrook pasi ai pati një lidhje me një punonjëse. Gjigandi amerikan i ushqimit të shpejtë tha se marrëdhënia ishte konsensuale, por Easterbrook kishte “shkelur politikën e kompanisë” dhe kishte treguar “gjykim të dobët”. Biznesmeni britanik, i cili fitoi gati 16 milion dollarë vitin e kaluar, do të marrë pagë për 26 javë. Në një e-mail për stafin, Easterbrook pranoi marrëdhënien dhe tha se ishte një gabim.

“Duke pasur parasysh vlerat e kompanisë, unë jam dakord me bordin që është koha që unë të eci përpara”, – tha ai. Easterbrook, 52 vjeç, i cili është i divorcuar, për herë të parë ka punuar për McDonald’s në 1993 si menaxher në Londër.

Ai u largua në vitin 2011 dhe u bë shef ekzekutiv i Pizza Express dhe më pas i kompanisë ushqimore aziatike Wagamama. Në vitin 2013 u kthye sërish në McDonald’s dhe u bë drejtuesi i saj për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën veriore. Në vitin 2015 u emërua shef ekzekutiv i McDonald’s.

1 Comment

  1. e ca na intereson ky lajm?
    E nxorret ne facebok duke paguar qe ta lexojme, nonsense, nuk eshte kjo menyra per te mbijetuar, tu zhgarravit faqe ne internet. kujdesu per veten. tung

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu