• |
ide | kryesore

Jo vetëm në Francë/ Shqiptarët tejkalojnë sirianët për kërkesat e azilit edhe në Irlandë

Lajme, Të fundit



Shtetasit e Shqipërisë  kanë tejkaluar sirianët sa i përket kërkesave të azilit edhe në Irlandë. Në të njëjtën shpeshtësi aplikimi me ta paraqiten edhe gjeorgjianët.

Sipas të dhënave të bëra publike nga qeveria e irlandeze, dy nga pesë azilkërkues në Irlandë janë shqiptarë dhe gjeorgjianë.

 Kryeministri Leo Varadkar ka deklaruar se shumica e azilkërkuesve mbërrijnë në Irlandë me dokumenta false, por vendi nuk rrezikon ende që “të përmbytet nga kërkesat”.

Qeveria po shton kontrollet në aeroporte për t’i ndaluar që të vijnë këtu dhe i kemi kërkuar linjave ajrore që t’i kthejnë pas”, është shprehur Varadkar.

460 shqiptarë kërkuan në vitin 2018 azil në Irlandë, duke përbërë 13% të të gjitha aplikimeve. Shqiptarët ndiqen nga gjeorgjianët me 12% dhe sirianët me 9%.

Numri i lartë i azilkërkuesve ishte një nga arsyet e përmendura nga presidenti i Francës, Emannuel Macron, për vënien e vetos kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ky argument nuk u pranua nga kryeministri i vendit, Edi Rama, sipas të cilit, problemet e brendshme të BE-së kanë patur një rol vendimtar në mosnisjen  e bisedimeve të anëarësimit për Tiranën dhe Shkupin shqiptar. ©Lapsi.al

 



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *