• |
ide | kryesore

Monaco humbet, Jardim i tërbuar me arbitrin: “Donte që Saint-Etienne të fitonte ndeshjen”

Sport



Për Monaco do të jetë e vështirë edhe këtë vit: është ky konkluzioni që vjen pas humbjes në Ligue 1: e pesta në 12 javë kampionat. Pas shpëtimit të marrë vitin e kaluar në ndeshjet e fundit, Monaco shpresonte që këtë sezon të ishte më e qetë, por klasifikimi është që tani alarmues: skuadra e Leonardo Jardim ka grumbulluar 15 pikë e ka vetëm 3 më shumë se zona e ftohtë por kjo nuk e ka penguar teknikun portugez, që ta konsiderojë sfidën në shtëpinë e Saint-Etienne me rezultat të vendosur që para ndeshjes.

Ndeshja në Stade Geoffroy-Guichard ka përfunduar 1-0 për vendasit: Denis Bouanga zhbllokoi rezultatin në minutën e 59′, ndërsa Monaco mbeti në fund me 10 lojtarë për kartonin e kuq direkt për Ruben Aguilar. Jardim u nervozua për vendimet e marrë nga arbitri i ndeshjes Jerome Brisard dhe e ka sulmuar ashpër në zonën miks për mikrofonët e Canal Plus: “Skuadra arbitrale kishte dëshirë të bënte të fitonte Saint’Etienne. Nuk e kuptoj si ishte e mundur të akordoje golin e tyre, kur në aksion ishte një faull i dukshëm! Ishte një ndeshje e ekuilibruar, kështu që kush vendosi? Arbitri, sigurisht… Kushdo mundi ta shihte në televizion, 99% e personave mendojnë të njëjtën gjë, por askush nga ata që duhet nuk e thotë”.

Tekniku nuk e kishte pëlqyer aspak atë që ndodhi para ndeshjes me Saint-Etienne: “Në javën e kaluar kundër Nantes një gol na u anullua sepse arbitrat sinjalizuan një pozicion jashtë loje dy minuta më parë. Sot na dhanë katër minuta shtesë pavarësisht se humbëm kohë me kartonin e kuq e u bënë 6 zëvendësime… Nuk e kuptoj, jam i zhgënjyer sepse jam profesionist e dua të respektohem”. Por pas këtij sulmi Jardim mund të skualifikohet!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *