• |
ide | kryesore

Negociatat/ Ministri holandez: Shqipëria duhet të luftojë korrupsionin dhe krimin e organizuar

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Holandës, Stef Blok, ka folur sërish në lidhje me moshapjen e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian të dy vendeve kandidate të Ballkanit Perëndimor, duke theksuar se Maqedonia e Veriut qendronte në pararojë ndaj Shqipërisë.

Në një intervistë për median serbe, “Danas”, Blok shprehet se pavarësisht këtij konstatimi, progresi ishte i dukshëm tek të dy vendet. “Gjithashtu, unë mirëprita hapat pozitivë të Shqipërisë. Një rezultat i veçantë ishte procesi i verifikimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ka pasur reforma të rëndësishme ligjore dhe janë krijuar institucione të reja gjyqësore. Sidoqoftë, përpara fillimit të negociatave të pranimit, Shqipëria duhet të tregojë rezultate të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Këshilli Evropian do të kthehet në temë (negociatat e pranimit) përpara Samitit të Ballkanit Perëndimor në maj të vitit 2020. Si më parë, ne do të mbështesim Maqedoninë veriore dhe Shqipërinë në punën e tyre për të ardhmen në BE. Periudha e ardhshme mund të përdoret për të reformuar më tej sundimin e ligjit. Të dy qeveritë njoftuan se do të vazhdojnë me këto reforma. Ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata.”- ka thënë Blok për “Danas”.

Qasje kundërshtuese e Holandës ndaj nisjes së bisedimeve me Shqipërinë u ripohua kur Bundestagu gjerman vendosi për dhënien e pëlqimit për hapjen e kushtëzuar të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane. Blok konfirmoi se qendrimi i vendit të tij ndaj Shqipërisë do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të çelen negociatat pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018.

Ndërkohë, akoma më herët, parlamenti holandez kaloi në qershor një mocion në të cilin një shumicë e konsiderueshme deputetësh u rreshtua kundër bisedimeve të pranimit me Shqipërinë. ©Lapsi.al



3 Comments

  1. Ky eshte qendrimi me realist qe na ndihmon edhe ne. Karlliqet gjermane me reforme zgjedhore na kane ngopur. Opozita normalisht i fryn vetem qendrimit gjerman, sepse aty reflektohet, dhe ne njefare menyre njihet edhe aksioni i saj. Neve nuk na interesojne as reforma e kote zgjedhore dhe as kreditet nderkombetare te opozites. Na interesojne ato qe thone hollandezet: lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Shyqyr qe ka njerez ne Europe kaq te qarte dhe te sakte per veten e tyre dhe per ne. Une jam me qendrimin hollandez, edhe pse moshapja e negociatave eshte problem shume i madh sec konsiderohet. Madje le ta saktesojne edhe me: Po nuk ngjitet 15-20 vende ne raportet e pavarura per korrupsionin dhe krimin nuk ka negociata.

  2. Kush do ta luftoje ?! Nuk e kuptova kete pjese. Po te gjitha kellirat qe ne gjuhen gazetareske moderne tani quhen biznesmene do arestojne vetveten. Keshtu? Kane bere mire qe kane hequr fluturimet direkt. Ndoshta javash javash nen udheheqjen e vellazerise rama na vendosin dhe vizat. Dhe te rroje miqsia shqiptaro kineze me mao ram ne krye.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *