• |
ide | kryesore

Rama për “Financial Times”: Moshapja e negociatave, tronditje e rëndë psikologjike për Shqipërinë

Lajme, Të fundit



Në një intervistë për prestigjiozen britanike “Financial Times”, kryeministri Edi Rama tha se Shqipërisë rrezikon t’i bëhet një “dëm kolateral” nga “ndarjet e Bashkimit Evropian për zgjerimin”.

Ne u premë dy herë në besë nga Evropa brutalisht, një herë për pesë shekuj nën Perandorinë Osmane dhe më pas për gjysmë shekulli nën regjimin më brutal komunist. Askush nuk mund të jetojë me idenë se mund të ketë një herë të tretë dhe se këtë herë mund të jetë Evropa që na shkurton brutalisht nga vetvetja.” – është shprehur Rama, që shtoi se vendimi për të moshapjen e negociatave të pranimit la një “tronditje të rëndë psikologjike në vend” dhe dëmtoi besueshmërinë e bllokut në rajon.

Më tej në intervistën që është realizuar edhe me kryeminstrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, theksohet se liderët e dy vendeve kandidate të rajonit të Ballkanit Perëndimor, paralajmërojnë se “po përballen me një rrezik të rritjes së nacionalizmit dhe shpalosjes së reformave ekonomike pasi BE mbylli derën për të disatin vit radhazi dhe u shuajtën shpresat për anëtarësimin në Union”. “Paralajmërimet e të dy udhëheqësve të Ballkanit nënvizojnë frikën e analistëve se dështimi i BE-së për të vazhduar procesin e pranimit të të dy vendeve do të destabilizojë një rajon delikate gjeopolitikisht, ku ndikimi i vendeve të tjera përfshirë Rusinë dhe Kinën po rritet.“- shkruan “Financial Times”.

Shefi i qeverisë shqiptare ka përsëritur “refrenin” se nevoja për një reformë të brendshme të BE-së nuk ishte “në të vërtetë një alibi e vazhdueshme për atë që është çështja thelbësoreEvropa është në një periudhë ku do të përkeqësohet para se të përmirësohet dhe ne jemi vetëm dëmi kolateral i kësaj”.

Megjithatë, hapja e bisedimeve të anëtarësimit Bruksel-Tiranë, u kundërshtua nga Franca përtej rrafshit të arsyeve të ngutjes për reformim të brendshëm. Presidenti Emannuel Macron vuri theksin tek progresi i pamfjaftueshëm i vendit që është reflektuar sipas tij në problemet e mprehta të korrupsionit, krimit të organizuar, shtetit së të drejtës, si dhe nevojës së madhe për bashkëpunimin mes qeverisë shqiptar për çështjen e azilantëve të shumtë shqiptarë në Francë.  Ndërsa, “thembra e Aklilit” që disavantazhoi Shqipërinë me mosdryshimin e qendrimit kritik të Holandës ishte krimi i organizuar, që u bë edhe shkak për kërkesën e disa prej partive holandeze për rivendosjen e regjimit të vizave për shqiptarët. Qendrim kritik pati po ashtu edhe Danimarka. ©Lapsi.al



11 Comments

  1. BEJE DETYRAT E SHTEPIS MOS U MERRJE ME KAZANIN TEPCIN DHE TIMONIN PO PUNOJE PER KETE DITE QE NE FAKIRAVE PRA POPULLIT TI HAPESHIN NEGOCIATAT ME MERRESHE ME ROSHIN PRENGEN DOSHIN FROKIN KAJMAKAT TUSHAKAT TI JE NJE KRIMINEL QE DUHET TE BEHESH GJYGJE PER GENOCIT MASIV TI I PERZURE SHQIPTARET NGA SHQIPERIA PA DESHIREN E TYRE POR TE DETYRUAR PER NJE COP BUKE DHE TANI BENE SIKUR TE KA FAJ NJERI JOP JO TI DUHET DHE DO HETOHESHE PER KRIME DHE GENOCID TANI DON KINEZET E G5 TI PO KUSH JE TI QE E DREJTON SHQIPERIN FREJT NJE RRUGE QE NE E PROVUAM PER 50 VJET DHE TI MERRESH ME RUSIN SERBIN DHE KINEN DO JAPESH LLOGARI NJE DITE….

    1. O QAMUSH, po te ishin hapur negociatat cfare do te fitonte populli? Noc Frokun do te fitonte nga hapja, vetem ti do te kishe mundesi ta perdorje lugen bosh te negociatave , per te vazhduar mashtrimet dhe abuzimet. O XIN KULUFI, a te ka thene njeri se jane 32 kapituj per tu negocuar per pranim ne BE? O DUCE, a e din se Turqia i hapi negociatat ne 2005, BE-ja brenda dites i hapi dhe i mbylli kapitullin per te drejtat e autorit dhe i ngriu perfundimisht vazhdimin e procesit. O SACI i Nisharakut, nuk drejtohet vendi me minifunde dhe dylbera pashkolle dhe paarsim, ik e pyet VER LAPEN, qe te te shpjegoje dallimin.

  2. O QAMUSH, po te ishin hapur negociatat cfare do te fitonte populli? Noc Frokun do te fitonte nga hapja, vetem ti do te kishe mundesi ta perdorje lugen bosh te negociatave , per te vazhduar mashtrimet dhe abuzimet. O XIN KULUFI, a te ka thene njeri se jane 32 kapituj per tu negocuar per pranim ne BE? O DUCE, a e din se Turqia i hapi negociatat ne 2005, BE-ja brenda dites i hapi dhe i mbylli kapitullin per te drejtat e autorit dhe i ngriu perfundimisht vazhdimin e procesit. O SACI i Nisharakut, nuk drejtohet vendi me minifunde dhe dylbera pashkolle dhe paarsim, ik e pyet VER LAPEN, qe te te shpjegoje dallimin.

  3. Askujt ne Albanistan si plas kari, se po te ishte ashtu sic thoni ju do kishte dale mileti dele rrugeve. Atyre dhe buke e gjize ti japesh perdite nuk ndihet se jane popull me kulture te lashte europiane

  4. Si thone evropianet…vet e keni bere te madh ramen. Dmth mbas gjithe pergjimeve dalin hapur duke mohuar thelbin dhe duke e manipuluar opinionin. Edhe e pane si i bene gjerat rama edbe vazhdojne me filma…

  5. KETU NUK LUHET VETEM ANA EKONOMIKE KETU ANA E SISTEMIT VINE RE SISTEMI O EUROP-SHBA O RUSI KINE TURQI DHE SERBI,
    DITE TE KEQJA E PRESIN POPULLIN JA KETU DO JEMI NDRYSHON PUNA NESE POPULLI ESHTE ME SISTEMON KJO ESHT TJETER GJE E KEMI PROVUAR 50 VJET

  6. Ky vend eshte ne tronditje te perhereshme. O shef a je mire vete? Ti ke bo qeverine me unike ne bote, kush do te mesoje se si prishet nje vend duhet te vije ne qelbistan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *