• |
ide | kryesore

Shifrat/ Pse Rama (ndryshe nga FMN) gënjen për borxhin publik?

-Instant, Arkiva, Kryesore



Fondi Monetar Ndërkombëtar ka marrë rolin e arbitrit në një polemikë të hapur mes qeverisë dhe Kofntrollit të Lartë të Shtetit, të mbështetur edhe nga opozita, lidhur me borxhin publik. Qeveria këmbëngul se për vitin 2018 ai është 67.1 % e GDP ndërsa në vlerësimin e vet KLSH ai është 69.7%.

Diferenca e këtyre shifrave vjen për faktin se kabineti Rama nuk i llogarit në këtë shifër detyrimet e prapambetura, ndërsa Kontrolli i shtetit dhe opozita fusin këtu edhe rreth 600 milionë Euro detyrime të papaguara nga qeveria. Me këtë metodologji ka rënë dakord edhe FMN e cila në rishikimin e perspektives ekonomike globale, raportoi se borxhi i Shqipërisë në vitin 2018 arriti në 69.9 për qind. Pra 2.8% më i lartë se rezultati i qeverisë shqiptare.

Po pse qeveria Rama nuk e pranon këtë metodologji dhe detyrohet të gënjejë për borxhin publik?

Më shumë sesa ekonomike arsyet janë politike dhe propagandistike. Kur erdhi në pushtet në vitin 2013, Rilindja gjeti një borxh që rritej nga viti në vit me shpejtësi dhe që arriti në 70.4% në fund të këtij viti (sipas FMN).

Gjatë kriticizmit të opozitës dhe gjatë muajve të parë në qeveri, Rama u tall me politikën e pararadhësve duke e krahasuar Berishën me një kryefamiljar që i mban të fshehta pjestarëve të shtëpisë, paratë që ka marë borxh. Duke ironizuar se biznesmenët nuk paguheshin ndërsa Çiljetës i jepeshin miliona për koncerte, kryeministi deklaronte në parlament në dhjetor 2013: “285 milionë dollarë kontrata të nënshkruara nga kryefamiljari, por që shtëpia nuk i di. 128 milionë dollarë TVSH, detyrim i marrë nga kryefamiljari, por që shtëpia s’i di. 50 milionë dollarë fatura për energji e ujë që shtëpia nuk i ka të regjistruara. 60 milionë dollarë të tjera fonde ndihmë ekonomike, që përsëri shtëpia nuk i kishte të regjistruara në defterin e vet për të llogaritur borxhin. 44 milionë dollarë marrë nga buka e gojës së invalidëve për kumarin elektoral që nuk figuronin. 40 milionë dollarë kontrata lokale të financuara nga buxheti si puna e rrugës në Elbasan që ka mbetur rrugëve, por që është qeveria që ka marrë përsipër ta financojnë dhe nuk figuron. 10 milionë dollarë mos rimbursim i tatimeve që u janë marrë mijëra njerëzve për kumarin elektoral dhe harbimin e të qëndruarit çdo kush në krye të një kryefamiljari të ikur në drejtim të paditur. 20 milionë dollarë fatura të papaguara për qoka telefona, lloj detyrimesh të mbartura”. Pra sipas kryeministrit e gjitha shkonte afro 600 miljonë euro po aq sa rezultojnë të jenë edhe sot.

Nëse në 2013 shifra e borxhit sipas FMN ishte 70.1% në vitin 2018 ajo ka zbritur vetëm me 0.2% (tabelat krahasuese poshte). Madje sipas opozitës pot ë futeshin edhe detyrimet e fshehura prej 2.2 miliardë eurosh të PPP-ve korruptive ai mund të llogaritej edhe 81%.

Një arsye tjetër propagandistike se përse qeveri nuk e tregon sifrn reale është edhe ajo se kryeministri jo m shumë se një vit më parë pati deklaruar se gjatë 2019 borxhi publik do të ulej në 65.3.

“Për të gjithë ata që këndojnë rritjen e borxhit…Në 2019 pritshmëria është 65.3 % dmth është një ulje e konsiderueshme me 2.5 % të Prodhimit të Brendshëm. Nga një borxh jashtë kontrollit që kërcënonte vendin 5 vite më parë sot kemi një situatë që solli jo më kot suksesin në tregjet e kapitaleve” deklaroi Rama në 17 Tetor, 2018 ne Forumit Ekonomik Kombëtar.

Ky objektiv duke sot më i paarritshëm se kurrë, sidomos po ti shtohen atij edhe penatitete të mëdha të krijuara nga humembja e proceseve gjyqësore që vijnë si pasojë e vendimeve personale arbitrare të Edi Ramës, si ai i procesit të humbur me biznesmenin Italian Francesko Bechetti.

Pohimet e FMN-së tregojnë se qeveria e Rilindjes, as nuk e ka ulur borxhin në krahasim me vitin më të keq të veverisë Berisha, as ka arritur ti lajë detyrimet e prapambetura siç pati premtuar.

Ashtu sikurse premtimet e kohës së opozitës se do të zhdukte krimin në 300 ditë, se do të hapte negociatat për një vit, se do të ngrinte buxhetin për arsimin në 5 % edhe këtu qeveri ka dështuar.

Prandaj ashtu si për shumëçka, Rama detyrohet të gënjejë edhe për borxhin, duke mos pranuar shifrën e një arbitri të pa anshëm si Fondi Monetar Ndërkombëtar.

©Lapsi.al

 

 

 

 



5 Comments

  1. Shto dhe 1 miliarde dollare kredi te bute qe mori nga FMN duke filluar nga 2014 per detyrimet e prapambetura, se gjoja shlyerja e detyrimeve te prapambetaura do prodhonte rritje ekonomike dhe do ulte borxhin publik vis-a-vis me GDP-ne. Shto dhe qe na can karin sistematikisht cdo vit se po ul deficitin dhe ne fund kacafiu. Hajt me se po i falim te na vjedhin xhepat tane, por te na vjedhin dhe xhepat e kalamjve kjo eshte cmenduri. Ne fund te fundit borxhet shkojne per financimin e vjedhjes. Thjesht hajduteve te rilindjes nuk i mjaftojne ato qe ne japim me taksat dhe i hyjne ne hise edhe atyre qe s’kane lindur akoma. Turp e shkuar turpit!

  2. O Lapsi, shkrimi i mesiperm dhe analiza qe i beni, nuk perben lajm, perkundrazi te gjitha dihen nga shqiptaret. Te pakten nga ata qe lexojne shtypin dhe kerkojne te imformohen. Edhe titulli “Pse genjen Rama….” nuk perben ndonje lajm se deri me sot nuk mbahet mend tevkete thene ndonjehere te verteten. Edhe kur ka deklaruar kater shtyllat e tij parimore, Rama asnjehere e ne asnje ras nuk i eshte permbajtur atyre, pra ka qene nje genjeshter me kater kembe. Lajm do te perbente nje rast kur Rama te thonte te verteten. P.sh. po te kete nje makine perpara dhe te thote “para meje ka nje makine”. Ne kete rast mynd te merreshit me te e te thonit se nuk po genjen. Dyshja Rama-Veliaj nuk di asnjehere te thote te vertetern. Nuk e kuptoj se si nuk e keni kapur sot fb e Veliajt ku kishte publikuar tregun bio ne kinostudio dhe deklaronte te mirat e atij tregu te hapur sot si dhe publikonte edhe foto. Vevse si per te dashur te tregoje qe nuk mund te rrije pa genjyer, fotot ishin me diell(!?) Se kur ka dale dielli sot ne Tirane, e dine vetem Veliaj dhe Rama

  3. Sepse gënjeshtra pēr të është cilësi dhe garanci për t’u zvarritur deri tek maja e pusht – ( te) – tit). Ai , kurrë nuk ka reshtur së gënjyeri e mashtruari, gjoja, si orator i madh, që në vend të bukës, do të na ushqejë me kashtë, që të jemi “të lumtur.” Ky është Nastradini ynë. Kush e beson, le të hajë bar, por gënjeshhtrat e tij ,t’i ketë si ushqim të parë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *