• |
ide | kryesore

Stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë arrin në 32 mijë e 106 çështje

Lajme, Të fundit

Anëtarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Brunilda Kadi, ka informuar se stoku i dosjeve në Gjykatën e Lartë ka shkuar në 32 mijë e 106 çështje. Kjo shifër u pohua prej saj gjatë raportimit për veprimtarinë e gjykatave gjatë këtij viti. “Të ndërhyhet urgjent në plotësimin e gjykatës administrative Shkodër. Për back logun (stok) në Gjykatën e lartë propozojmë marrjen e masave nga KLGJ atëherë kur kjo gjykatë të bëhet funksionale.”- tha Kadi.

Sipas saj, shkaqet pse po zvarriten proceset në gjykata lidhen jo vetëm me procedurën si pritje të letër porosive, por edhe nga ngarkesa e gjyqtarëve. “Vëmë re që ka diferenca të gjykatave që nuk përdorin sistemin audio. Gjykatat argumentojnë regjistrimin audio për shkak të mungesës së sallave, kjo vihet re edhe në gjykatën e Tiranës.“- u vërejt më tej nga Kadi.

Muajt e fundit, shoqata e gjyqtarëve ka bërë thirje për përshpejtimin e procedurave për plotësimin e vakancave në Gjykatën e Lartë, e cila prej kohësh nuk funksionon me kapacitet të plotë të gjyqtarëve. Gjyqtari Erion Bani, paralajmëronte se në këto rrethana, jo vetëm që zgjidhja e çështjeve gjyqësore të qytetarëve do të zvarritej, por shumë të dënuar do të mund të fitonin lirinë.

Në kategorinë e parë të përfituesve përfshiheshin shtetasit e huaj që janë në pritje të ekstradimit. Më tej, radhiteshin ata të paraburgosur për të cilët gjykatat e rretheve apo Krimet e Rënda kanë shpallur moskompetencën dhe presin vendimet e Gjykatës së Lartë. “Nga këto raste, Gjykata e Lartë nuk mund të marrë një afat përfundimtar. Pasi kalojnë afatet, revokohen masat.” – sqaronte Bani.

Për këto arsye, Bani shprehej në përkrahje të zbatimit të sugjerimit të misionit “EURALIUS”, i cili propozoi zgjidhjen provizore situatës përmes transferimit të përkohshëm të anëtarëve të gjykatave më të ulëta. Kjo zgjidhje, që propozohej vetëm për dosjet urgjente penale, u miratua unanimisht nga anëtarët e KLGJ-së. ©Lapsi.al

3 Comments

  1. Ha ha çfare shteti
    Kta te kuqte te kenaqin, sa here vine ne fuqi, jan bloze fare…
    Kane elektorat qerratajte, komb i majte

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu