• |
ide | kryesore

Takimi me Palmer/ Vuçiç merr vendimin e rëndësishëm: Brenda 2-3 muajve nis dialogu Kosovë-Serbi

Planet, Të fundit



Ditën e sotme presidenti i Sebisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se në harkun kohor të 2-3 muajve, do të mund të krijoen kushtet për vazhdimin e dialogut zyrtar mes Beogradit dhe Prishtinës.

Kjo deklartë e Vuçiç u bë ditën e sotme pas takimit që zhvilloi me përfaqësuesin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perendimor, Matthew Palmer.

Pas takimit, kreu i shtetit serb edhe pse theksoi se pikëpamjet e SHBA-së dhe të Serbisë janë të ndryshme në lidhje me normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe me Kosovën, shprehu falenderimin e tij për Palmerin që tregoi gatishmërinë për të dëgjuar se cili ishte qëndrimi i Serbisë.

Ndërkohë, mediat serbe kanë shkruar në paraprirje të takimit se tema e diskutimit do të ishte mesazhi që Palmer deklaroi të premten në Kosovë për njohjen reciproke dhe sanksionet ndaj qeverisë serbe. ©Lapsi.al



1 Comment

  1. “…Pikpamje te ndryshme…!!??…eahh!!??Pushtuesit asnjihere ne historine e njerzimit nuk kan pase pikpamje te njejta me te pushtuarit!Leri denglat dhe njihe Kosoven,terhiq fushaten antikosove te lobimeve,kudo ke kerkuar dhe leri popujt te jetojne te qete ne kte bote te trazuar,tashme.Mos u kthe ne ngjarjet e paraluftes te pare…Sarajeve,ku nji serb vrau princin austriak Franc Jozefin ne 1914-ten.Edhe keshtu… jena prane luftes,per shkakun tuaj,POLIKAN TE PAMORALSHEM dhe pavizione sidomos ne Ballkan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *