• |
ide | kryesore

Teuta, pretendentia që ka shifrat e një skuadre mbijetese

Sport



Një gol, ca me fat e ca i kërkuar, në fund të 90 minutave të një ndeshje, nga të cilat 16 minuta të luajtura me një lojtar më shumë e dy në superioret të dy lojtarëve. Sigurisht që kaq nuk mund kurrësesi të përmirësojë shifrat e krizës ofensive të një skuadre që mendon titullin kampion, por performon po aq dobët sa ato të destinuara për të rënë nga Kategoria. Fjala është për gola sigurisht, sepse në prapavijë durrsakët janë në garë me mbrojtjet më të mira të kampionatit.

Golat në fakt janë ato që të bëjnë të fitosh ndeshjet dhe skuadra e Shkëmbit e ka provuar vetë, në tapetin e freskët të Niko Dovanës, ku rrezikoi më shumë të dilte i mundur se të fitonte. Tekniku korcar nuk po arrin ta bëjë manovrën funksionale: Teuta xhiron me ngadalësim, nuk shfrytëzon vertikalizimet dhe kur Kallaku nuk është në ditë, atëherë të përpjetat bëhen malore. Xhevahiri i durrsakëve u ndal nga shtylla kundër Tiranës, por cështja është tek numri i rasteve të krijuara nga skuadra e Shkëmbit, në superioritet numerik e në kërkim të përmbysjes së rezultatit: të gjitha tentativat mblidhen në gishtat e një dore e kjo nuk del nga rutina e Teutës së këtij sezoni.

8 gola në 11 javë, praktikisht 0.7 gola për ndeshje, që për fat bregdetarët atë gjysëm goli e kanë bërë të vlejë përmes mbrojtjes së padepërtueshme, që u shthur vetëm në Lac, përndryshe nuk do të flisnim për 17 pikë dhe vendin e 5, katër distanca larg kreut, por do të ishte diku tek Flamurtari, po aq gola të shënuar, ndoshta mbi Luftëtarin i vetmi që ka bërë me keq, me vetëm 6 gola të shënuar…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *