• |
ide | kryesore

Tregon këpucët: Casillas kthehet në stërvitje 6 muaj pas infarktit

Sport



Gjashtë muaj pas infarktit, Iker Casillas, portieri i Porto, është kthyer të stërvitet, edhe pse vetëm për 25 minuta. 38 vjecari kampion i botës me Spanjën në 2010 e kampion i dyfishtë i Europës në 2008 e 2012 gjithnjë me “Roja” ka zhvilluar një seancë stërvitore nën kujdesin e stafit atletik të skuadrës portugeze.

“Ishin 6 muaj e 3 ditë që ishit të mbyllura në dollap”, ka shkruar ish-portieri i Real Madrid, duke postuar një foto të këpucëve të tij të futbollit. Casillas nuk ka ndërmend të tërhiqet: para se të kthehet në fushë, duhet të marrë ok e mjekëve të klubit luzitan për të cilët është teseruar.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *